Ballina Kryesore Meghan i shkroi një letër Mbretit ku i tregoi pjestarin e familjes...

Meghan i shkroi një letër Mbretit ku i tregoi pjestarin e familjes që bën komente raciste, zbulohet arsyeja e vërtetë pse nuk do marrë pjesë në kurorëzim

Në fillim të këtij muaji u konfirmua se duka do të merrte pjesë i vetëm në kurorëzimin e mbretit më 6 maj, pasi dukesha kishte zgjedhur të qëndronte në shtëpinë e tyre në Kaliforni së bashku me fëmijët.Dëshira për të vendosur familjen e saj të parën duke qëndruar me Princin Archie në ditëlindjen e tij të katërt, e cila bie në të njëjtën ditë me kurorëzimin, u tha se ishte faktori vendimtar në vendimin e Markle. Dje, Meghan ka shprehur publikisht se i ka shkruar një letër Mbretit Charles ku tregon emrin e pjestarit të familjes mbretërore që ka bërë komente raciste për Archie-n. Duke qenë se përgjigja e mbretit nuk i ishte dukur e mjaftueshme, ajo vendsoi të mos marrë pjesë në kurorëzim. Princi Harry, ka “dënuar” dhe kritikuar jo pak herë nuancat raciste të familjes së tij duke thënë se situata është shumë shqetësuese.

Ishte një intervistë me Ohrah Winfrey në vitin 2021 e cila është bërë sërish virale ditën e djeshme pas lajmit për letrën drejtuar mbretit. Dukesha tregoi se një anëtar i familjes ishte i shqetësuar se ngjyra e princit që do të vinte në jetë do të ishte “më e errët seç duhej”, kur ajo ishte ende shtatzënë. Ky rrëfim ndezi të gjithë rrjetin dhe burime të brendshme të Pallatit Buckingham u shprehën se kjo është një reklamë shumë e keqe në momentin më të gabuar.

“Kjo m’u transmetua nga Harry. Ishte pjesë e një bisede familjare,”-shtoi Meghan, duke refuzuar të zbulojë se kush ishte personi pasi atij mund t’i hapen shumë telashe. Ajo dhe Harry u kujdesën shumë që të mos përmendin fjalën “racist” gjatë intervistës, duke treguar se nuk kishin qëllim të akuzonin individin e përfshirë, por donin vetëm të ngrinin shqetësimin sa i përket paragjykimeve që mund të vijnë në mënyrë të “pavetëdijshme”. Dukesha tha se e falenderoi mbretin për përgjigjen e tij, por ndonëse toni i përdorur ishte i ngrohtë, nuk arritën të qetësonin tensionin e përgjithshëm dhe të gjenin një zgjidhje. Në janar, duka u përpoq të tërhiqej nga akuzat e bëra në intervistën e tyre me Winfrey, duke këmbëngulur se ai nuk besonte se familja mbretërore ishte raciste. Nga ana tjetër, në kohën e intervistës, Charles tha se ishte shumë i shqetësuar për këto akuzat dhe ndihej i zhgënjyer nga djali dhe nusja e tij, të cilët i kishte mbështetur më shumë sesa e meritonin.