Ballina Kryesore Me kë ju shkon muhabeti vaj sipas shenjës së horoskopit?

Me kë ju shkon muhabeti vaj sipas shenjës së horoskopit?

Ka shumë mënyra sesi planetët ndërveprojnë me njëri-tjetrin dhe çfarë energjie dhe mund të krijojnë dhe përcjellin. Në këtë pikë, astrologët analizojnë atë që njihet si sekstil për të parë harmoninë mes shenjave.

Sekstili ndodh kur kur shenja të zodiakut formojnë një kënd 60 gradë me njëra-tjetrën. Pra, kur  kemi një sekstil, raporti mes planetëve është shumë i qetë. Shenjat kanë një ndërveprim miqësor, të qetë, kanë harmoni dhe energji të mirë.

Sekstilet formohen midis shenjave të zjarrit me shenjat e ajrit  dhe midis shenjave të tokës me shenjat e ujit. Energjia elementare që ndodh shpesh midis sekstileve është ideale për bashkëpunimin midis planetëve.

Ja cilat janë shenjat që krijojnë sekstil njëri-tjetrin:

Dashi: Binjakët, Ujori

Demi: Gaforrja, Peshqit

Binjakët: Dashi, Luani

Gaforrja: Demi, Virgjëresha

Luani: Binjakët, Peshorja

Virgjëresha: Gaforrja, Akrepi

Peshorja: Luani, Shigjetari

Akrepi: Virgjëresha, Bricjapi

Shigjetari: Peshorja, Ujori

Bricjapi: Akrepi, Peshqit

Ujori: Dashi, Shigjetari

Peshqit: Demi, Bricjapi