Ballina Kosova Liberalizmi i vizave/ Spanja s’i ndahet Kosovës, URDHËR: Qytetarët s’mund të udhëtojnë...

Liberalizmi i vizave/ Spanja s’i ndahet Kosovës, URDHËR: Qytetarët s’mund të udhëtojnë në vendin tonë

KOSOVË– Pak ditë pasi Parlamenti Europian i dha dritën jeshile liberalizmit të vizave për Kosovës, duket se qytetarët e saj nuk do të jenë plotësisht të lirë në zonën Schengen. Kjo pasi Spanja ka ndaluar në mënyrë të prerë që qytetarët e Kosovës të vizitojnë këtë shtet vetëm me pasaportë biometrike. Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Komisionit Evropian për Çështje të Brendshme, Anitta Hipper.

Anitta HipperNjohja e dokumenteve të udhëtimit është një kompetencë shtetërore. Në mesin e vendeve të Schengenit, të gjithë, pos një vendi, i kanë njohur dokumentet e udhëtimit të Kosovës. Kjo do të thotë se liberalizimi i vizave për Kosovën do t’iu mundësojë bartësve të pasaportave të Kosovës që të udhëtojnë pa viza në të gjitha këto vende, veç në njërin prej tyre.

Ky vendim i Spanjës vjen pasi ky shtet ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Megjithatë, gjatë procesit të miratimit të vendimit për vizat, Spanja nuk ka kundërshtuar. Vendet tjera që nuk e njohin shtetësinë e Kosovës janë: Greqia, Qiproja, Rumania dhe Sllovakia. Ato i njohin pasaportat e lëshuara nga autoritetet e Kosovës.

Fakti që Spanja prej 1 korrikutr merr dhe drejtimin e Bashkimit Europian shihet me skepticizëm sa i përket vijushmërisë së proceseve integruese të Kosovës dhe pse deri më tani pavarësisht qëndrimit kundër për njohjen e pavarësisë Spanja nuk ka lobuar kundër Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Më 18 prill, Parlamenti Evropian e ka miratuar vendimin për vizat, ndërsa dokumenti është nënshkruar më 19 prill. Vendimi parasheh që qytetarët e Kosovës, të udhëtojnë pa viza në vendet e zonës Schengen, prej 1 janarit të vitit 2024. Regjimi pa viza mundëson udhëtime vetëm deri në 90 ditë (brenda gjashtë muajsh) në cilindo nga shtetet anëtare të zonës Schengen. Udhëtimet pa viza duhet të shërbejnë për vizita turistike, çështje familjare ose të ngjashme, dhe në asnjë rast nuk nënkuptojnë leje pune ose përfitime të tjera./Limit.al