Ballina Kryesore Zhbllokuesi magjik universal – Çfarë do të thotë shkurtesa “WD-40”?

Zhbllokuesi magjik universal – Çfarë do të thotë shkurtesa “WD-40”?

Produkti, i cili praktikisht zgjidh më shumë se 2.000 probleme, u shfaq për herë të parë në vitin 1953 dhe qëllimi i tij fillestar ishte të ndihmonte në mbrojtjen e shtresës së jashtme të raketës amerikane “Atlas” nga ndryshku.

E shpiku kimisti Norm Larsen dhe deri në vitin 1958 mund të gjendej vetëm në Amerikë, ndërsa tani mund të gjendet në 187 vende të botës.

Megjithatë, vetëm kohët e fundit njerëzit kanë filluar të mendojnë se çfarë do të thotë në të vërtetë emri i tij. Kur kimisti Larsen u zbuloi njerëzve se çfarë përfaqësonte në të vërtetë “WD-40”, shumica mbetën të shtangur. Ky akronim quhet “Water Displacement, Formula 40”.

Pra, ne po flasim për një heqës uji, por çfarë do të thotë “formula 40”?

Nëse ende nuk e kuptoni – emri i referohet faktit se u deshën 40 përpjekje që produkti të përsoset.

Reagimi më i zakonshëm në rrjete ishte mosbesimi, madje disa ishin të kënaqur që kompania pas këtij produkti pranoi sinqerisht se ishte vetëm në përpjekjen e 40-të që arriti të bënte një spërkatës kaq të dobishëm. /Telegrafi-Limit.al