Ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku i cili u arrestua në Itali, pasi fshehu 20 kilogramë drogë, në një vazo lulesh, është liruar nga qelia.
Gjykata e Fermos e ka liruar nga të gjitha akuzat për trafik droge Kajmakun.
Ai u arrestua më 27 maj të vitit të kaluar, gjatë një operacioni anti-drogë të autoriteteve italiane në zonën e San Benedeto del Tronto. Droga e sekuestruar dyshohet se kapte vlerën deri në 1 milionë euro.
Mediat italiane për arrestimin e Agim Kajmakut
Kujtojmë që Agim Kajmaku u zgjodh kryetar bashkie i Vorës, nën siglën e Partisë Socialiste, në zgjedhjet vendore të 2019.
Kajmaku u akuzua edhe për falsifikimin e formularit të dekriminalizimit, pasi kishte fshehur një dënim në Greqi, për falsifkimi parash, me emrin Jorgo Toto, në vitin 2003./Limit.al