SHKUP– Tre persona të identifikuar me inicilaet R.Gj, 41 vjeç nga fshati Studeniçan i Shkupit, K. F, 29 vjeç nga fshati Mojanc i Shkupit dhe R.S, 33 vjeç nga fshati Koliçan i Poshtëm të Shkupit kanë mbetur të plagosur pas një shpërthimi në fabrikën ku ata punonin pranë ish-“Zhelezares”,
Përmes një njoftimi zyrtar blutë e Shkupit nuk japin detaje të plota se kush ka qenë shkaku i shpërthimit por raportojnë se grupi hetimor është në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e saj.
Tre të plagosurit janë dërguar me shpejtësi në klinikën “Nën Terëeza” ku ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha. Mësohet se gjendja e tyre është e stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën.
NJOFTIMI I POLICISË:
Sot (20.04.2023) rreth orës 00:20, SPB-Shkup ka raportuar se në një fabrikë në afërsi të ish-“Zhelezares” ka ndodhur një shpërthim, në të cilin janë lënduar punonjësit R.Gj.(41) nga fshati Studeniçan i Shkupit, K. F.(29) nga fshati Mojanc i Shkupit dhe R.S.(33) nga fshati Koliçan i Poshtëm të Shkupit. Ata janë transportuar në Klinikën “Nënë Tereza” për ndihmë mjekësore. Nga MPB thonë se po merren masa për zbardhjen e rastit.