Ballina Kryesore Pene arrabiata

Pene arrabiata

Përbërësit: Pene 100 gr, salcë domate 50 gr, 1 thelpi hudhër, vaj ulliri 20 ml, pak borzilok, pak spec djegës

Përgatitja: Në fillim vendosim penet të ziejnë, në momentin që ka marrë valë uji ku shtojmë pak kripë dhe pak vaj që të mos ngjisin. Më pas pregatisim salcën ku shtojmë pak vaj ulliri, hudhër, salcë domate, kripë, piper, spec djegës si dhe pak ujë makaronash. Në momëntin që penet janë aldente i hedhim te salca dhe i trazojmë me kujdes derisa të lidhen së bashku. Në fund hedhim pak borzilok të freskët. Dekorojmë pjatën sipas fantazisë.

T’ju bëjë mirë! /Limit.al