Ballina Kryesore Ja se si propozojnë pinguinët

Ja se si propozojnë pinguinët

Pinguinët nuk janë vetëm të bukur, por janë edhe shumë romantikë. Ekzistojnë dy tradita që lidhen me historinë e dashurisë dhe të propozimeve tek pinguinët.

Ata bëjnë pjesë në grupin e kafshëve që zgjedhin bashkëshortet e tyre për të kaluar jetën. Kur një pinguin mashkull bie në dashuri me një pinguin femër, ai kërkon në të gjithë bregun për të gjetur guralecin e përsosur dhe kur ai më në fund e gjen atë shkon duke u tundur drejt saj dhe vendos gurin para këmbëve të saj.

Nëse ajo e merr guralecin, kjo do të thotë se e pranon propozimin. Gjatë sezonit të çiftëzimit pinguini mbledh në plazh guralecë për t’i pasur në zotërim. Çdo pinguin do t’i japë guralecin e përsosur atij ose asaj që dëshiron më shumë. Nëse guri pranohet, ata janë çift për gjithë jetën. /arbresh.info-Limit.al