Ballina Kryesore Hiqen vizat turistike për qytetarët e 5 shteteve

Hiqen vizat turistike për qytetarët e 5 shteteve

Republika e Shqipërisë ka hequr përkohësisht vizat turistike për qytetarët e 5 shteteve. Shtetasit e Arabisë Saudite, Bahrejnit, Katarit, Omanit dhe Tajlandës kanë tashmë këtë mundësi, e cila erdhi për motive turistike.

Këshilli i Ministrave e ka miratuar sot këtë ndryshim në vendimin “Për përcaktimin e kritereve, të procedurave e të dokumentacionit për hyrjen, qëndrimin dhe trajtimin e të huajve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

Vendimi u mor në mbështetje të ligjit “Për të huajt”, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe të ministrit të Brendshëm.
Sipas vendimit, “lista e shteteve, shtetasit e të cilëve hyjnë pa vizë për motive turistike në Republikën e Shqipërisë dhe me dokumentin pasaportë për një periudhë të kufizuar/për periudhën nga data 20 prill deri më 31 dhjetor 2023 janë: Arabia Saudite, Bahrejni, Katari,
Omani dhe Tajlanda”.

Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohen Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ministria e Brendshme./Limit.al