Manchester City preu biletën për në gjysmë-finale të Champions League, aty ku i pret Reali i Madridit.
Pas fitores 3-0 në ‘Etihad Stadium’, anglezëve iu mjaftoi barazimi 1-1 në ‘Allianz Arena’ përballë Bajernit të Mynihut, për të kaluar më tej.
Sfida ishte mjaft e luftuar, por në fund ekipet u ndanë në një barazim. Të dy golat u shënuan në pjesën e dytë.
Në të parën, Erling Haaland shpërdoroi një 11-metërsh, në minutën e 37-të.
Norvegjezi korrigjoi goditjen në minutën e 57-të, duke zhbllokuar shifrat dhe mposhtur portierin Sommer.
Më pas, ishte Kimmich që barazoi sfidën në të 83-tën, nga pika e bardhë e penalltisë.
Ndeshja mbyllet 1-1 dhe në gjysmë-finale do të kemi një ‘deja vu’ të vitit të kaluar, me skuadrën e Guardiolës që do të kërkojë revanshin ndaj të besuarve të Ancelottit./Limit.al