Ballina Kryesore Studimet tregojnë se qentë arrijnë t’i dallojnë njerëzit e këqinj

Studimet tregojnë se qentë arrijnë t’i dallojnë njerëzit e këqinj

Akiko Takaoka, një studiues nga Katedra e Psikologjisë në Universitetin e Tokios, gjatë viteve të kërkimit të tij, kreu studime të ndryshme mbi qentë që dhanë rezultate interesante dhe të gjitha çojnë në të njëjtin përfundim: qentë e dinë se kur janë mashtruar dhe në të njëjtën kohë kujtojnë se kush ua ka bërë atë, pas së cilës humbasin besimin tek ai person.

Gjatë njërit prej këtyre eksperimenteve, një vullnetar pjesëmarrës në studim u tregoi një tas me ushqim disa qenve testues, ndërsa një person tjetër “i shërbeu” një tas që ishte bosh, të cilin qentë nuk mund ta shihnin, derisa iu afruan.

E njëjta gjë u përsërit disa herë, dhe rezultati ishte jashtëzakonisht interesant – qentë kujtuan se kush i kishte mashtruar, duke treguar zemërim ose indiferencë ndaj tij, ndërsa ata shfaqën besnikëri ndaj atyre që nuk i kishin mashtruar.

Një studim i kryer nga Departamenti i Psikologjisë i Universitetit të Kyotos ka treguar se qentë gjithashtu mund të kuptojnë kur dikush është i pakëndshëm për familjen e tyre dhe veprojnë në përputhje me rrethanat.

Qentë morën pjesë në këtë eksperiment të shoqëruar nga pronarët e tyre dhe disa vullnetarë të cilët nuk i njihnin. Disa prej vullnetarëve më pas iu kërkua të silleshin mirë ndaj pronarit të qenit në prani të tij, ndërsa të tjerëve u supozua të silleshin në mënyrë të pakëndshme dhe t’i bërtisnin pronarit me gjeste agresive.

Më pas, vullnetarët u ofruan ushqim qenve, ata që silleshin mirë me pronarët e tyre u pritën me pranim dhe mirësi nga kafshët shtëpiake, ndërsa ata që ishin të pakëndshëm u përballën me një qëndrim refuzues ose armiqësor. /Telegrafi-Limit.al