Ballina ED/OP Rritja e pagave: premtim elektoral

Rritja e pagave: premtim elektoral

Nga Eli Golemi

Lideri po merret personalisht me pagat dhe ky eshte nje lajm i mire! Po perpiqem te jap kontributin tim modest, me pak informacion mbi politikat e pagave:
1. Sic duket qarte nga statistikat e “trading economics”, rritja e pages mesatare ne Shqiperi u frenua pas vitit 2014 dhe gjate gjithe periudhes 2014-2022 paga mesatare ka qene nen trendin normal te rritjes se periudhes 30 vjecare pas tranzicionit. Fakti qe statistikat jane fshire nga INSTAT, per tendencen e pagave mesatare perpara vitit 2014, nuk e fshin te kaluaren, thjesht evidenton me shume problematiken.
2. Rritja e munguar e 8 viteve te fundit eshte propozuar te pershpejtohet ne dy vitet e ardhshme, duke e ngritur nivelin e pages mesatare mujore nga 66 mije leke ne fund te 2022 ne mbi 100 mije brenda 2024. Rritja e propozuar nga KM eshte mbi 50% ne periudhen dy vjecare (apo 25%-30% mesatarisht ne vit), nje propozim aspak i bazuar ne kushtet ekonomike te vendit dhe qe bie ndesh plotesisht me objektivat e bankes qendrore per uljen e inflacionit.
3. Paga mesatare perbehet nga nje kombinim i pagave ne sektorin privat dhe ato ne sektorin shteteror. Te parat rregullohen nga tregu. Te dytat i percakton qeveria me vendim. Qe paga mesatare ne administraten e shtetit te rritet ne 900 euro ne 2024, nevojitet qe fondi I pagave ne buxhet per 2023 dhe 2024 te rritet mbi 50 perqind (rreth 40 – 45 milarde leke me shume), rritje qe nuk eshte parashikuar as ne buxhetin e vitit 2023 dhe as ne buxhetin afatmesem 2023-2025, qe e ben kete objektiv qartazi nje premtim elektoral.
4. Ne ekonomine e planit, mbrapa ne kohe, pagat rregulloheshin dhe kategorizoheshin me urdher prej lart: 3,500 leke punetoret, 5,500 mesuesit apo 8,000 nenpunesit e larte (kuadrot) etj. Sot, ne ekonomine e tregut eshte e paimagjinueshme dhe e papranueshme qe pagat mesatare ne sektorin privat te rregullohen “me urdher nga lart”. Per me shume, eshte mungese dinjiteti, konfidencialiteti dhe profesionalizmi qe pagat e sektorit shteteror te behen publike ne faqen e kryeminstrit, me foto dhe me emer personi, per te perfaqesuar nje kategori te caktuar, pasi rregullat per percaktimin e pages jane shume me komplekse sesa shenimi me shkronja te vogla poshte fotos se “punonjesit te dalluar”…/Limit.al