Ballina Kryesore Një “njerkë” si Çiljeta, shfaqet në pasarelën e stilistit të njohur me...

Një “njerkë” si Çiljeta, shfaqet në pasarelën e stilistit të njohur me dy djemtë e saj

Në ndryshim nga shumë personazhe të njohura të showbiz-it shqiptar që janë përpjekur ta ruajnë sa më hermetike jetën private, Çiljeta Xhilaga jo vetëm që s’e ka bërë diçka të tillë, por na ka bërë herë pas here protagonistë të lumturisë së saj. E sigurisht që për një të nuk ka lumturi më të madhe se dy djemtë e saj.

Djemtë e saj? Dy? Me siguri po mendoni se ky është një lapsus, por jo, nuk është kështu pasi këngëtarja e njohur konsideron si të sajin edhe djalin e Alban Hoxhës, njeriut që i ka marrë zemrën prej vitesh. Xhilaga dhe portieri i ekipit të Partizanit janë në një lidhje të konsoliduar, lidhje kjo e cila është kurorëzuar në bashkëjetesë. Në një intervistë të para pak kohëve, Çiljeta foli për jetën e saj të re me tre burra në shtëpi.

“E kam dashur gjithmonë familjen, sepse ashtu jam rritur. Atëherë ishte koha e karrierës, tani është pjesa e familjes, të dyja bashkë është vështirë t’i bësh. Unë jam me tri burra në shtëpi. Djali i Abanit dhe Fernando duhen shumë dhe i unë i dua shumë. Unë dua fëmijë, por kur ta ketë bëë risk Zoti. Të kesh përgjegjësi për dy fëmijë është përgjegjësi shumë e madhe. Jam shumë e lumtur dhe e bëj me shumë dashuri.”-u shpreh ajo në “Goca dhe gra”, e mesa duket çdo fjalë është e vërtetë.

Ditën e djeshme, këngëtarja e njohur ka publikuar një video në Instagram-in e saj një video të veçantë: parakalimin në sfilatën e Joni Peçit me dy zemrat e saj: Fernandon dhe Bekon. Të shumtë janë ndjekësit që e kanë përgëzuar dhe uruar për këtë moment aq të bukur në jetën e të treve, që meriton të quhet SUKSES BRENDA FAMILJES. Nuk kemi çfarë të shtojmë tjetër, pasi fansat kanë thë gjithçka, por po ju lëmë të shijoni shkëlqimin e mami Çiljetës dhe dy dashurive të saj./ Living