Ballina Kosova Arrestohet drejtori i Korporatës Energjetike të Kosovës (AKUZAT)

Arrestohet drejtori i Korporatës Energjetike të Kosovës (AKUZAT)

KOSOVË– Kreu i Korporates Energjetike të Kosovës Nagip Krasniq ka përfunduar në prangat e policisë këtë të mërkurë nën akuzën e: “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Ushtrimi i ndikimit” dhe “Konflikti i interesit”. Pas raportimeve në media lajmi u konfirmua zyrtarisht dhe nga Prokuroria Speciale e Kosovës përmes një reagimi.

Prokuroria bën me dije se Krasniqi dyshohet për shpërdorim detyre me tenderin e një remonti të kaldajës në bllokun A5 të termocentralit “Kosova A”.

Organi i akuzës ka dhënë detaje në lidhje me bastisjen e zyrave të KEK-ut. Kështu njoftohet se në cilësinë e provës materiale që pirtet t’u vlejnë hetusve në hetim janë sekustruar tre kompjuterë, një laptop, një celular dhe një USB.

NJOFTIMI I PROKURORISË:

Po ashtu, njësia e veçantë e hetimeve sot ka bastisur zyrën e të pandehurit Nagip Krasniqi në Prishtinë, dy banesa në lokacione të ndara në Prishtinë, në pronësi dhe të shfrytëzuara nga i njëjti, me qëllim gjetjen e dëshmive të cilat kanë të bëjnë me veprat penale të lartcekura. Gjatë bastisjes janë sekuestruar dokumente të ndryshme që ndërlidhen me rastin, pajisje elektronike si tre kompjuterë, një llap-top, një celular, një USB, në cilësi të provave materiale që do të shërbejnë për procedurën e mëtejme. Me aktvendim të prokurorit të shtetit, personi në fjalë është dërguar në mbajtje në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Ish-drejtuesi i Komitetit për Energji në Lëvizjen Vetëvendosje, Nagip Krasniqi, në tetor të vitit 2021 është zgjedhur drejtor ekzekutiv i Korporatës Energjetike të Kosovës. Krasniqi në krye të ndërmarrjes më të madhe publike u zgjodh nga Bordi i përkohshëm i KEK-ut nëpërmjet një konkursi, në të cilin kanë konkurruar 38 kandidatë./Limit.al