Ballina Aktualitet Tritol banesës së babait të Leonard Dukës, armikut të përbetuar të Ervis...

Tritol banesës së babait të Leonard Dukës, armikut të përbetuar të Ervis Martinajt

Zona e Freskut në periferi të Tiranës u trondit në orët e para të mëngjesit të kësaj së marte. Një sasi lënde plasëse shpërtheu në katin e katërt të një pallati, në derën e banesës së shtetasit Muhamet Duka, 65 vjeç. Ngjarja ndodhi rreth orës 03:00 të mëngjesit, në afërsi të Insitutit të Fizikës Bërthamore.

Muhamet Duka rezulton të jetë babai i Leonard dhe Elis Dukës, të njohur si drejtuesit e ‘klanit Duka’.

Vëllezërit Duka njihen edhe si kundërshtarë të përbetuar të Ervis Martinajt, me këtë të fundit si një personazh i shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare.

Vetë Martinaj rezulton i zhdukur prej kohësh, ndërsa familja e tij nuk ka asnjë gjurmë për të.

Duka dhe Martinaj më parë kanë qenë miq dhe ortakë në biznesin e lojërave të fatit, por që më pas do të niste një valë e pandalshme përplasjesh të ashpra, ku shkak dyshohet se bëhej fjalë pikërisht për këtë aktivitet të paligjshëm.

Pas prishjes së ortakërisë mes tyre, Martinaj mori peng dhe keqtrajtoi babanë e Dukës, njeriut që mbrëmë iu vendos tritoli nl banesë.

Pas kësaj ngjarjeje, Duka u hakmorr duke i vrarë Ervis Martinajt një njeri të besuar si Santiago Malko, në vitin 2019./Limit.al