Ballina Kulinari Sallatë me pulë, uthull balsamike dhe stika pishe

Sallatë me pulë, uthull balsamike dhe stika pishe

Përbërësit për 4 persona: 400 gr gjoks pule, 50 gr stika pishe, 100 gr rukola, 200 ml uthull balsamike, 100 ml vaj ulliri ekstra i virgjër, 350 ml ujë, 2 degë sherebelë, 2 degë rozmarinë, 1 gjethe dafine, 1 thelb hudhër, kripë dhe piper.

Përgatitja: Lani dhe pastroni rukolën. Lani rozmarinën, dafinën, sherebelën, kurse hudhrën ndajeni në gjysmë. Pastroni gjoksin e pulës. Hidhni në një tigan në zjarr të mesëm 150 ml uthull balsamike, pak kripë dhe erëzat të pacopëtuara dhe në fund mbulojeni me ujë. Shtoni gjoksin e pulës kur ka arritur pikën e vlimit dhe lëreni në zjarr për 20 min. Në përfundim të gatimit, lëreni gjoksin e pulës të ftohet në lëngun e vet. Filetoni hollë gjoksin e pulës dhe lërini të marinohen me pak vaj dhe erëza të copëtuara për 15 minuta. Vendosni në një tigan në zjarr të mesëm, stikat e pishës, duke u kujdesur të mos marrin ngjyrë kafe të errët. Bashkoni në një tas uthullën balsamike të mbetur me vaj ulliri pak kripë e piper. Rregulloni në secilën pjatë një tufë rukola, spërkatini me salcën e mësipërme, vendosni sipër fetat e pulës dhe hidhini stikat e pjekura të pishës. Përfundojeni zbukurimin e pjatës, duke e spërkatur me disa pika nga salca që përdorët për rukolën.

T’ju bëjë mirë! /Limit.al