Ballina Kryesore Diamanti i rrallë “Zemra që rreh”

Diamanti i rrallë “Zemra që rreh”

Një diamant brenda diamantit është zbuluar sipas një kompanie në Surat të Indisë, një nga më të rrallët në historinë e këtyre gurëve.

V D Global e quajti gurin 0.329 karatësh “Zemra që rreh” dhe tha se ai përbëhet nga një diamant më i madh që mban brenda tij një diamant më të vogël, i cili leviz lirisht.

Sipas mediave indiane, guri në fakt është zbuluar tetorin e kaluar nga prodhuesi i diamanteve që operon nga Surati në Mumbai.

Ai tani, i është bashkuar një grupi të vogël diamantësh natyralë të ngjashëm, si p.sh. diamanti Matrioshka i zbuluar në Siberi. Autenticiteti i gurit u konfirmua përmes analizave, duke përdorur mikroskopë optikë.

“Unë nuk kam parë kurrë diçka të ngjashme me ‘Zemrën që rreh’ gjatë 30 viteve të mia në sektorin e diamanteve”, thotë Samanta Sibley, nga grupi De Beers.

Në 2019, një tjetër diamant brenda diamantit u zbulua në Siberi. Guri 800 milionë vjeçar thuhej se është i paçmueshëm dhe i vetmi i këtij lloji në botë.

I ashtuquajturi diamanti Matrioshka, i ngjason kukullave tradicionale ruse që futen brenda njëra-tjetrës./GazetaExpress-Limit.al