Gjëndra tiroide është përgjegjëse për prodhimin e hormoneve që rregullojnë metabolizmin tuaj, temperaturën e trupit dhe rrahjet e zemrës. Nëse puna e saj prishet, kjo mund të çojë në pasoja të rënda për organet tuaja: mëlçinë, zorrët, veshkat, sistemin riprodhues, zemrën dhe madje edhe trurin.
- Lodhja dhe nervozizmi: Sëmundja e tiroides mund të ndikojë në nivelet e energjisë dhe humorin tuaj. Hipotiroidizmi shkakton ndjenjën e lodhjes dhe humbjen e forcës, shoqëruar me probleme të shpeshta të gjumit dhe nervozizëm.
- Ndryshimet në rrahjet e zemrës: Hormonet tiroide prekin pothuajse çdo organ në trup dhe mund të ndryshojnë rrahjet e zemrës. Njerëzit me çrregullim të gjëndrës tiroide të manifestuar rishtazi mund të vërejnë se frekuenca e rrahjeve të zemrës së tyre mund të jetë ulur ose rritur.
- Humbje ose shtim të peshës, në mënyrë drastike: Një ndryshim drastik i peshës është një nga simptomat më të zakonshme të sëmundjes tiroide. Një rritje ose ulje e peshës që ndodh në një periudhë të shkurtër kohe mund të nënkuptojë një nivel shumë të ulët ose shumë të lartë të hormoneve tiroide.
- Lëkura e thatë dhe thonjtë e brishtë: Lëkura e thatë që kruhet mund të jetë shenjë e problemeve me gjëndrën tiroide. Në mënyrë të ngjashme, duhet të ndiheni të alarmuar nëse thonjtë tuaj bëhen të brishtë me vija vertikale të dukshme që shfaqen përgjatë sipërfaqes.
- Problemet e rregullimit të temperaturës së trupit: Sëmundja e tiroides mund të dëmtojë aftësinë e trupit tuaj për të rregulluar temperaturën e tij. Ju mund të përjetoni të dridhura ose, anasjelltas, të shfaqni djersitje të tepruar dhe të ndjeni nxehtësi.
- Ënjtje të qafës: Ënjtja ose zmadhimi i zonës së qafës është një shenjë e dukshme e problemeve me gjëndrën tiroide. Sigurohuni t’i kushtoni vëmendje simptomave të tilla.
- Dhimbje muskulore dhe kriza: Manifestimet e hipotiroidizmit mund të përfshijnë dhimbje në pjesë të ndryshme të trupit. Në shumicën e rasteve, këto simptoma shoqërohen me ënjtje të muskujve ose me një tumor që shtyp nervat. /e.b-abcnews.al /Limit.al