Ballina Kulinari Brumi Shu

Brumi Shu

Brumi shu ndryshe ohouix. Është një brumë as i ëmbël as i kripur, pa sheqer dhe pa kripë i cili përdoret në kuzhinë dhe pasticeri. Për herë të parë është shpikur në Francë në shekullin XXIII ku për nderë të mbretit të asaj kohe u bë një statujë me këtë brumë, të cilën e quajtën krokambush. Në tregun shqipëtar preferohet në formën e stergjatur.

Përbërësit: 300 ml ujë, 150 gr gjalp,100 ml qumësht, 6 vezë

Përgatitja: Hedhim në një enë ujë, qumësht, gjalp dhe i vendosim në një zjarr. I përziejmë derisa gjalpi të shkrijë, më pas shtojmë sasinë e miellit dhe e skuqim brumin 12 minuta. Më pas brumin e hedhim në tavolinë që të ftohet. Pasi brumi shkon në temperaturën e trupit 36°C e hedhim në mikser dhe me fletën e përziejmë duke i shtuar vezët 1 nga 1. Nuk e shtojmë vezën tjetër para se brumi ta marrë vezën e parë. E pjekim në 180°C për 20-30 minuta varet nga madhësia. Formën e japim në qese pasticerie me kornel pa dhëmbëza. Brumi është gati.