Ballina Kosova Artikulli i ‘The Times’ për gjyqin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë/...

Artikulli i ‘The Times’ për gjyqin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë/ Kurti: Gjykata Speciale mund ta ndihmojë Serbinë të ‘rishkruajë historinë’

KOSOVË– Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka komentuar analizën e gjerë të prestigjozes britanike ‘The Times’, për gjyqin në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Në një postim në Twitter kreu i ekzekutivit kosovar shkruan se është i shqetësuar se Gjykata Speciale mund ta ndihmojë Serbinë ta “rishkruajë historinë”.

Ata e çliruan Kosovën, ata e duan Perëndimin… tani ata akuzohen për krime lufte”, kështu e nis artikullin “The Times”.

POSTIMI I KURTIT:

Unë e mbështes llogaridhënien për luftën. Megjithatë, më duket e padrejtë që në qendër të vëmendjes po vihet Kosova, ndërsa Serbia jo vetëm që ka refuzuar ta marrë përgjegjësinë për krimet e saj, por edhe i mohon ato.

Në artikullin e gjatë “The Times” shkruan shkruan se gjykata gjithashtu do ta inkurajonte lojën rajonale të Rusisë për ta minuar Kosovën, e cila është qeverisur si një protektorat i OKB-së dhe, që nga viti 2008, si një shtet i pavarur, ashtu siç ka filluar të bëjë përparim në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të shfrenuar, si dhe në zgjerimin e ekonomisë së saj./Limit.al