Ballina Kosova ‘Tym e flakë’ në veri të Kosovës, digjen 3 makina pa targa...

‘Tym e flakë’ në veri të Kosovës, digjen 3 makina pa targa në Leposaviç

KOSOVË– Tensionet në veri të Kosovës sa vijnë e shtohen ditët e fundit. Së fundmi raportohet se dhe tre makina të tjera janë djegur mëngjesin e kësaj të shtune në Leshak. Policia e Kosovës bën me dije se rreth orës 3 të mëngjesit kanë marrë informacionin për djegien e makinave në Leshak të Leposaviçit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në ora 03:10, policia është njoftuar nga një qytetar serb kosovar, se në Leshak të Leposaviçit, tri makina të tij (nuk janë me targa RKS), janë përfshirë nga zjarri.

Marrëveshja për targat ka bërë që e gjithë viti i shkuar të shoqërohet me tensione në veri të Kosovës. Qeveria e Kosovës e drejtuar nga Albin Kuri konsideron se targat e lëshuara nga autoritetet serbe janë të paligjshme. Dy liderët e shteteve përkatësisht Albin Kurti dhe presidenti I Serbisë Aleksandër Vuçiç arritën një marrëveshje në Ohër, e cila përfshin “njohjen reciproke të shenjave të regjistrimit”, por riregjistrimi i automjeteve me targa serbe në targa të Kosovës, është bllokuar./Limit.al