Nga Albina J. Gjergji
Nuk mujta me të kapë sot dita jeme.
As mesazhin tand.
Vrapove,
u hodhe,
m’kapërceve,
u fike…
E ngrysun ule siparin e shfaqjes
halá t’papërfunduem dhe… ike!
Pse kështu m’largohesh
gjithmonë dita jeme?
Pse?
E ftohtë,
e pabesë,
rrenacake…
tuj premtu më kot
suksesin e regjisë tjetër…
Po nesër?
Nesër ça don me ba?
A don me lujt prapë me mu?
Dita jeme?
Paj… m’ka marrë malli me të duartrokitë!
A po vjen siç t’ka hije?