Në një debat se kush tradhton më shumë në një çift, avokati Spartak Ngjela ka habitur me deklaratat e tij dhe mendimet që sipas tij “i ka nga profesioni”. Ai u shpreh se gruaja është shtypur me epitete të ndryshme fyese në momentin që ka krijuar më shumë se një lidhje, ndërsa e kundërta ndodh me burrat.
“Ne jemi shoqëri maskile, nëse një grua ka dy të dashur quhet prostitutë, ndërsa një burrë me 4 të dashura quhet don zhuan”.
Por ajo që ka habitur më shumë nga deklarata e avokatit ishte se sipas tij ka femra që bëjnë sikur nuk duan gjatë një akti seksual, por në të vërtetë nuk i rezistojnë dot një akti seksual sepse ndiejnë kënaqësi.
“Nuk e di sa është përqindja por ka raste kur femra nuk reziston dot vështrimit të tij. Po flasim për momentin psikik, është dobësi. Nuk e ka burri, e ka vetëm gruaja. Pse nuk i reziston dot gruaja vështrimit të tij, e shumë gjëra të tjera. P.sh. në legjislacionin anglez nuk mund ta akuzosh tjetrin për përdhunim në rast se nuk ke rezistuar. Ajo duhet të rezistojë. Është edhe skema e vajzës se bën sikur s’do. Ato që akuzojnë x për përdhunim në bazë të të drejtës penale angleze ata masin sa e ke segmentin e rezistencës. Se vjen një moment i caktuar që femra mbasi ka filluar të shtrëngohet për përdhunim dorëzohet nga kënaqësia. Prandaj duhet të jetë rezistenca e madhe që ai ta dënojë, sepse mund të jetë skerco. Bën sikur s’do, këtu matet shkalla e rezistencës”, tha avokati Ngjela në emisionin “Më lër të flas”./Limit.al