SERBI-Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç, ka deklaruar se vendi i saj nuk ka asnjë asnjë obligim nga Marrëveshja e Ohrit, ndërsa për Kosovën thotë se e ka obligim themelimin e Asociacionit. Por Bërnabiç u shopreh se ajo vetë s’beson Kosova do ta bëjë Asociacionin.
Ana Brnabiç: Nuk besoj se do të ndodhë.
Ajo u shpreh se opozita në Serbi po sulmon qeverinë dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiç në lidhje me Kosovën sepse nuk ka një agjendë reale politike. Bërnabiç tha se protestat e opozitës dhe frika për Kosovën është false, sepse nuk u ka mbetur gjë tjetër si agjendë politike.
Ana Brnabiç: Prandaj po mundohet të krijojë programin e saj të bazuar në mashtrimin me vetëdije të qytetarëve.Limit.al