Ballina Kulturë Çfarë është “Atelofobia”, simptomat dhe shërimi i saj!

Çfarë është “Atelofobia”, simptomat dhe shërimi i saj!

Ndodh shpesh që shumë persona të mos ndihen perfekt, duke dëshiruar për të ndryshuar diçka nga pamja fizike apo edhe nga ana e karakterit. Ndryshimet dalin nga pasiguria personale, nga frika e mos ndjenja e përsosmërisë. Shpesh, për fat të keq, flasim për një fobi të vërtetë që merr emrin “Atelofobia”, për këtë arsye është referencë për një çrregullim psikologjik. Kjo gjendje mund të shkaktojë dëme të vërteta në mendje, prandaj është e rëndësishme të njihni simptomat dhe para së gjithash, të përdorni një kurë!

Atelofobia është një çrregullim psikologjik që mund të prekë shumë njerëz. Subjekti i prekur shfaq shumë pasiguri dhe frikë se kurrë nuk mund të arrijë përsosmërinë në çdo lloj gjëje që ai bën, duke filluar nga veprimet e tij deri në pamjen fizike. Atelofobia mund të ndryshojë në varësi të subjektit. Zakonisht, traumat më të përhapura lidhen me fëmijërinë apo edhe gjatë periudhës adoleshente. Subjekti gjithashtu mund të shfaqë atelofobinë nga simptoma si: gulçim, takikardi, djersitje të ftohtë ose sulme paniku. Ata vuajnë nga ankthi i vazhdueshëm, nauzea, konfuzioni mendor, tensioni muskulor dhe ankth. Për fat të keq, mund të ketë pasoja serioze si depresioni, çrregullime në të ngrënë dhe pagjumësi.

Si të shërohesh nga atelofobia?

Në raste të tilla, duhet të bëni një punë të gjatë me veten dhe të përpiqeni të mësoni të pranoni veten pa kërkuar përsosmëri. Zakonisht, në mënyrë që të shërohet mirëqenia, nevojitet ndihma e dikujt, si specialisti. Në rast se shqetësimi është mjaft serioz, disa anksiolitikë mund të jenë të dobishme që vetë psikoterapisti do të përshkruajë.

//Telegrafi.com   //Limit.al