Ballina Kosova ‘Largohuni’/ Serbët në veri dalin në protestë pas plagosjes së Jovanoviç! KFOR...

‘Largohuni’/ Serbët në veri dalin në protestë pas plagosjes së Jovanoviç! KFOR dhe SHBA të shqetësuar

KOSOVË– Plagosja e Milan Jovanoviç ka nxitur sërish tensione në veri të Kosovës ku raportohet se disa qytetarë serb kanë dalë këtë të mërkurë në protestë duke kërkuar largimin e policisë së Kosovës. Protestuesit aktualisht po lëvizin në këmbë drejt urës së Bistricës, nga vendi i njohur si Balaban, ku kanë ardhur me automjete private por edhe në mënyrë të organizuar.

 “Largohuni nga këtu”, “nuk i përkisni këtij vendi”, “Evropë, po shtien mbi ne”. Ndërsa mëngjesin e sotëm në afërsi të urës është shfaqur tabela “Forcat speciale të Kurtit qëllojnë mbi serbët”, shkruhet në disa nga pankartat. 

Në lidhje me ngjarjen ka reaguar dhe KFOR. Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që të kryejnë hetim për këtë ngjarje dhe përgjegjësit të përballen me drejtësinë.

REAGIMI:

KFOR po vazhdon të monitorojë situatën dhe është krejtësisht i përqendruar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara – për të ofruar mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë.

Po ashtu dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar në lidhje me plagosjen. Ambasadori i SHBA-së në Kosovë Jeffrey Hovenier ka kërkuar që të kryhen hetime të thelluara dhe ngjarja të zbardhet sa më shpejt.

Jeffrey HovenierTë gjithë shtetasit duhet të kenë besim në transparencën e zyrtarëve për zbatim të ligjit dhe në sektorin e drejtësisë. Mbështetja e Shteteve të Bashkuara ndaj institucioneve për sundim të ligjit, avancon një vizion të përbashkët të një shteti demokratik dhe multi-etnik./Limit.al