Ballina Kryesore Florian Binaj flet për largimin e bujshëm nga “Portokalli”: “Nuk donin të...

Florian Binaj flet për largimin e bujshëm nga “Portokalli”: “Nuk donin të më mbanin”

Për vite me radhë ai ka qenë një ndër aktorët më të pëlqyer të humorit në Shqipëri, me role të ndryshme, të cilët i përshtateshin aq bukur. Por Florian Binaj “theu zemrat” e shumë njerëzve kur njoftoi se do të largohej nga “Portokalli” për tek emisioni “Piranjat”.

Së fundmi në një intervistë për Aulona Mustën ai rrëfeu se nuk ishte një vendim i marrë shpejt por kishte vite që e mendonte. Aktori tha se institucioni ku punonte nuk donte ta mbante perndryshe do të kishte bërë diçka.

“Ka qenë një vendim që e kam menduar prej vitesh, por nuk gjeja momentin. Më eshtë dashur kohë e gjatë të merrja vendimin për tu larguar. Nuk donin të më mbanin, pashë një mungesë vullneti nga institucioni për ti zgjidhur gjërat në mënyrën e duhur dhe e vetmja mënyrë ishte te hapja krahun dhe të parakaloja, secili në rrugën e vetë”, u shpreh Flori.

Ndërkohë, aktori ka dhe një lajm të mirë për të gjithë fansat të cilët pëlqenin rolin e tij të “policit”. Flori zbuloi se nuk ka hequr dorë nga ky rol dhe se do e luajë përsëri, mirëpo jo në “Portokalli”.

“Publikut do ia jap sërisht atë që do, un nuk hoqa dorë nga personazhi qe kam luajtur për 18 vite. Atë rol un do e luaj përsëri por jo në Portokallia, mbase ne teatër, në filma”, tha ai./limit.al