Ballina Kosova Tensione në veri/ Plagoset Milan Jovanoviç: Atje ishte vetëm policia e Kosovës!...

Tensione në veri/ Plagoset Milan Jovanoviç: Atje ishte vetëm policia e Kosovës! Mediat serbe: E qëllimshme

KOSOVË– Milan Jovanoviç, i cili mbeti i plagosur mbrëmjen e djeshme në afërsi të urës së Bistricës afër Zveçanit, ka thënë se në vendin ku është plagosur ka qenë vetëm pjesëtarë të Forcave Speciale të Kosovës duke akuzuar këta të fundit për sulmin. Nga spitali ku u transportua menjëherë ai ka thënë se për atë që thotë nuk është 100% i sigurt por që sipas tij në vendin ku ai mbeti i plagosur janë vetënm ushtarët e e Forcave Speciale të Kosovës.

Milan JovanoviçMbrëmë, pasi u ktheva nga Leposaviqi poshtë në Bistricë, ku është baza e tyre, pasi kalova nëpër postbllokun, sapo dëgjova një të shtënë dhe një dhimbje në shpatull. Nuk mund të jem njëqind për qind i sigurt se kush qëlloi, por nuk besoj se ka njeri tjetër në atë bazë përveç ushtrisë dhe policisë së tyre. Dëgjova plasaritjen e xhamit prapa dhe përpara sinqerisht dhe nuk më interesonte, u tremba, vazhdova, u nisa për në shtëpi. Arrita në vendin Saren Kamen dhe çfarë ndodhi më pas, ku është vetura, kush më solli, nuk e di. 

Dhe mediat serbe nxituan që të bënin përgjegjës për plagosjen Policinë e Kosovës dhe pse hetimet ende nuk ishin mbyllur dhe ngjarja sapo kishte ndodhur. Sipas tyre ngjarja është e qëllimshme.

Por Policia e Kosovës përmes një deklarate për mediat ka hedhur poshtë këto akuza. Policia njofton se njësitë policore ndodhen në Spitalin e qytetit dhe po kryen hetime intensive dhe puna vijon ende.

NJOFTIMI I POLICISË:

Nga aty kan pranuar informacione se gjendet duke u trajtuar një person, i cili dyshohet se është plagosur në krahror nga arma e zjarrit, por që deri më tani ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet e plagosjes së tij. Policia e Kosovës, është duke kryer hetime intensive, me qëllim të zbardhjes sa më parë të këtij rasti. Andaj, bazuar në informacionet zyrtare, vërtetohet se Policia e Kosovës nuk është përfshir në asnjë rast të gjuajtjes me armë zjarri, dhe mbetet e përkushtuar në hetimin dhe ndriçimin sa më parë të rastit të personit të plagosur i cili gjendet duke u trajtuar në qendren spitalore në Mitrovicë Veriore, ku sipas mjekëve është jasht rrezikut për jetën./Limit.al