Përgatitja: 1 orë
Gatimi: 20 min
Përbërësit për 4 persona: 4 vezë, 400 gr patate, 100 gr marule, 300 gr mashurka, 400 gr domate, 300 gr ton konservë me vaj, 50 gr ullinj, 4 acciughe të kripura, 100 ml vaj ulliri ekstra i virgjër, 1 kafeje senap, 20 ml uthull verë e kuqe, kripë, piper, gjethe të freskëta borziloku ( sipas dëshirës)
Përgatitja: Vendosni vezët ne një tenxhere me ujë të bollshëm. Lërini të ziejnë për 8-10 min nga koha e marrjes së valës. Kaloni menjëherë vezët në ujë të ftohtë të rrjedhshëm, për të lehtësuar heqjen e lëvozhgës. Pasi t’ju keni hequr lëvozhgën, ndajini në feta. Lani dhe zieni në ujë të bollshëmme kripë patate. Kullojini, lërini të ftohen, qërojini në formë rrathësh me trashësi rreth ½ cm. Lezetojeni me kripë, piper, spërkatini me uthull dhe vaj ulliri. Pastroni dhe zieni mashurkat në ujë të vluar me kripë. Në përfundim të zierjes kullojini dhe lërini të ftohen në ujë me akull, për t’i ruajtur ngjyrën. Lani dhe prisni në feta domatet. Lani dhe lëreni të thahet sallatën jeshile. Kulloni tonin nga lengu i konserves, copëtojeni në copa të mëdha. Shpëlani nga kripa acciughe-t dhe hiquni halat. Përgatitni një salcë me bazë uthulle, duke rrahur me një rrahëse pjesën e mbetur të vajit të ullirit me uthullën, lugën e senapit, kripë dhe piper. Për ta servirur mund të përdorni 4 pjata të veçanta ose një tasë sallate të përbashkët. Shtroni fillimisht një shtresë me marule dhe mbi to patatet dhe mashurkat. Shoqërojeni me fetat e vezëve alternuar me domatet, tonin, acciughe-t dhe ullinjtë. Në fundë hidhini salcën e përgatitur me bazë uthulle.
T’ju bëjë mirë!
//Limit.al