Ballina Kuriozitete Doni të dini përse dritaret e avionit janë gjithnjë në formë të...

Doni të dini përse dritaret e avionit janë gjithnjë në formë të rrumbullakët? Kjo është arsyeja:

Shumë prej nesh mendojnë që forma e dritareve të avionit mund të duket estetike nga ana pamore, por arsyeja është shumë më e trishtë, pasi ka të bëjë me dy aksidente të rënda ajrore.

Më 10 janar 1954, fluturimi 781 u ngrit nga pista e aeroportit të Romës, Ciampino me 35 pasagjerë drejt Londrës. Pas rreth 15 minutash fluturim, avioni i tipit Havilland Comet, që vetem dy vite më parë kishte nisur fluturimet komerciale, u shpërbë në ajër dhe ra mbi detin Mesdhe, duke vrarë të gjithë në bord.

Ndërsa aksidenti i dytë ndodhi vetëm disa muaj pas të parit, dhe shkaktoi vdekjen e 21 pasagjerëve kur fluturimi i linjave South African Airways nga Londra drejt Johannesburg, u përplas në det dhe trupat tregonin të njëjtat plagë në kokë e në mushkëri si ato të fluturimit 781. Dritaret e avionëve ishin asokohe kuadrate, dhe kjo luante një rol të madh në presionin ndaj metalit rreth tyre, ç’ka kishte shkaktuar aksidentet. Ato ishin thyer dhe dekompresioni brenda kabinës së avionit kishte sjellë shpërbërjen e te gjithë mjetit në ajër, shkruan britanikja ‘The Sun’.

Cepat e mprehtë të dritareve sillnin shtimin e presionit ndaj metalit rrethues, që në lartësi të mëdha ka shtypje shumë të fortë. Testimet llogaritën se ky presion përqëndrohej në katër cepat e dritares, duke shkaktuar “tejlodhje” të metalit rrethues.

Willis Orlando, specialist i linjave Cheap Flights shpjegon se cepat e rrumbullakët kanë si qëllim të shpërndajnë në mënyrë të njëjtë presionin e ushtruar në metalin rreth dritares, duke reduktuar mundësinë e thyerjes së saj nga presioni i ajrit. Hetimet për aksidentin e Havilland sollën disa ndryshime në dizajnin e avionit, përfshirë edhe atë të rrumbullakosjes së dritareve.Mungesa e cepave në dritaret e avionëve bënte që ajri të qarkullonte më me stabilitet dhe kjo është arsyeja që avionët sot kanë dritare të rrumbullakëta.

//Top-Channel.tv

// Limit.al