Ballina Kosova Sot 24-vjetori i eksodit të shqiptarëve të Kosovës! 1 milionë qytetarë u...

Sot 24-vjetori i eksodit të shqiptarëve të Kosovës! 1 milionë qytetarë u dëbuan me forcë nga ushtria serbe

KOSOVË– Sot përkujtohet 24-vjetori i eksodit të shqiptarëve të Kosovës, kur gjatë luftës në 1998-1999, rreth 1 milionë shqiptarë janë detyruar nga forcat serbe të shpërnguleshin në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri dhe në Malin e Zi. Me fëmijët në krahë dhe me plagët e dhimbjes së humbjes së familjarëve në luftë qytetarët e Kosovës u detyruan të lënë shtëpiat pas dhe të largoheshin nga trojet e tyre si pasojë e genocidit serb. Ndërsa shumë shqiptarë të Kosovës u detyruan të shpërnguleshin në malet e larta për të mbrojtur fëmijët e mitur nga dhuna serbe.

Eksodi, apo dëbimi shqiptarëve me dhunë nga vatrat e tyre, arriti kulmin pas fillimit të bombardimeve të NATO-s kundër pikave ushtarake dhe policore të ish-Jugosllavisë (Serbisë dhe Malit të Zi).

187 refugjatët e parë nga Kosova ishin fëmijë dhe gra, të cilët u dëbuan në gjendje të mjerueshme fizike dhe mendore dhe të plagosur me mjete të forta, të pa mjekuara. Nga shqiptarët matanë kufirit u morën masa të menjëhershme për transportimin e tyre me mjete të transportit civil dhe ushtrisë nga Drejtuesit e Prefekturës së Kukësit. Ata ishin kryesisht banorë të fshatrave të Prizrenit, Krushë e Madhe dhe Zym.

Sot kur përkujtohet 24-vjetori i këtoij eksodi që preku zemrat e mbarë botës së lirë ku u pasqurua qartë shpërngulja me dhunë e shqiptarëve nga trojet e tyre  dhe vuajtjet e tyre nga regjimi serb në Qendrën Përkujtimore “Bllaca ‘99” në Han të Elezit është inauguruar monumenti “Muri i Kujtesës” si dhe parku “Hasan Prishtina”. Eksodi i shqiptarëve shënohet edhe në Kukës, çdo 16 prill./Limit.al