Njē video skandaloze e liderit budist Dalai Lama ka bërë xhiron e rrjetit. Në të shfaqet fituesi i çmimit Nobel duke i kerkuar një djali të vogël, rreth 10-11 vjeç që ti “thithte gjuhën”.
Fillimisht vogëlushi e pyet nëse mund ta përqafojë dhe Dalai e fton në skenë duke drejtuar gishtin tek faqja e vet dhe duke i thënë ta puthë.
Më pas ai nxjerr gjuhën dhe i kërkon vogëlushit që t’i thithë gjuhên.
Video është xhiruar brenda një tempulli në Indi dhe më pas është shpërndarë kudo në rrjet.
Reagimet kanë qenë të shumta, çka ka bërë që lideri shpirtëror 87-vjeçar të kërkojë falje.
“Shenjtëria e tij shpesh ngacmon njerëzit që i takon në një mënyrë të pafajshme dhe lozonjare, madje edhe në publik dhe para kamerave”, thuhet në deklaratë.
Udhëheqësi kryesor shpirtëror i shkollës “Kapelja e Verdhë” e budizmit tibetian, Dalai Lama nderohet nga miliona si rimishërimi i 13 paraardhësve të tij./limit.al