Ballina Kryesore Së shpejti një dasmë me Dojnën, ja çfarë thotë Vlashent Sata

Së shpejti një dasmë me Dojnën, ja çfarë thotë Vlashent Sata

Ata janë një ndër çiftet më të pëlqyer të showbizit shqiptar. Një çift që në sytë e publikut nuk kanë pasur ulje-ngritje por një marrëdhënie që ka rrjedhur aq natyrshëm sa duket sikur kanë lindur për njëri-tjetrin.

E kemi fjalën për Dojna Memën dhe Vlashent Satën. Ky i fundit ishte i ftuar ditën e djeshme në “S’e luan topi” ku foli për figurën e babait, histori paksa me personale si dhe patjetër dashurinë e tij.

Sot, Vlashenti dhe Dojna janë prindër të një djali me emrin Nolan Sol. I pyetur sërish për partneren e tij ai u përgjigj:

“Ne nuk njiheshim, e dija që luante piano, nuk ishte dokushdo, përveç se ishte e bukur dhe të magnetizonte me ato sy, bënte batuta, e kisha parë më parë por nuk ma merrte mendja. Kur kemi folur aty unë kam ngel pa mend se inteligjenca që kishte për të bërë humor, mënyra sesi bënte që të ndihej i ftuari, sesi më bënte të ndihesha unë, thoja se ishte talent një talent i jashtëzakonshëm. Se kur e sheh thua është e bukur, vajzë televizioni por nuk është se ka shumë vajza si Dojna në Shqipëri. Jo vetëm në Shqipëri por edhe në botë. Po është person fantastik, di të them se kam qenë i magjepsur totalisht. Me dukej një qenie fantastike.”

Pyetjes nëse do të bëjnë një dasëm së shpejti Vlashenti iu përgjigj se kur të rritet dhe pak Nolan Sol do të bëjnë një festë, një natë të katërt ku do të ftojmë gjithë publikun. Kujtojmë se çifti e kurorëzoi dashurinë e tyre një vit më parë kur ishin me pushime në Barcelonë./limit.al