Ballina Enciklopedi Bimët e rralla në Shqipëri

Bimët e rralla në Shqipëri

Sipas disa studimeve është vërtetuar që në Shqipëri gjenden rreth 7233 lloje bimësh të vecanta të cilat mbulojnë rreth 32% të florës në Europë. Këtu futen bimët aromatike dhe mjekësore të cilat kërkohen vazhdimisht për trajtime të ndryshme të mjekësisë popullore prej shekujsh me rradhë. Disa nga bimët janë:

Trumza

Trumza është një bimë tipike Mesdhetare që përdoret si për gatime ashtu edhe në spektrin mjekësor.

Përdorimet e saj në mjekësi fillojnë që nga dhimbja e fytit ashtu dhe kundër artritit.

Sherebela

Sherebela është një bimë shekullore që përdoret si në mjekësi si një kurë për lehtësimin e dhimbjeve po ashtu edhe në formën e çajit.

Hithra

Hithrën e njohin të gjithë, pasi rritet në shumë zona të vendit.

Vetitë e saj kurative për organizmin po ashtu janë të njohura, siç është edhe byreku tradicional me hithra.

Boronica

Boronicën e maleve mund ta përdorni fare mirë si çaj ose si kurë kundër infeksioneve në organizëm.

Manushaqja

Mnushaqja është një lule ebukur që mund të rritet fare lehtë në kopshtet tuaja.

Kjo lule përmban acid salicilik dhe është një kurë e mrekullueshme për kujdesin e lëkurës.

Xhirokulli

Ka veti terapeutike dhe përdoret në shumë mediakamente e në mjekësinë popullore.

Murrizi

Kokrrat e kuqe të murrizit janë një mrekulli për shëndetin e zemrës.

Ato i gjeni të përhapura në pjesën më të madhe të vendit dhe çelin në periudhën Prill – Maj.

Finoku

Finoku përdoret gjerësisht në kuzhinë për shkak të aromës së mirë dhe vlerave që i dhuron organizmit.

Sanza/ Gentiana

Përdorimi më popullor i bimës është si përbërës aktiv i rakisë së sanzës, një pije tradicionale në malësi të vendit.

Gjithashtu ka edhe përdorime të tjera mjekësore.

Lulebasani

Lulebasani apo ndryshe lule maji është një barishte shumëvjeçare me lartësi deri në 1 m.

Ajo përdoret si nga mjekësia për kurimin e shumë sëmundjeve duke filluar që nga stomaku deri tek sistemi nervor.Gjithashtu përdoret shumë edhe në produktet kozmetike dhe parfumeri për shkak të erës së mirë.

Dëllinja e zezë

Është një shkurre e lartë e cila përdoret kryesisht në mjekësi për kurimin e sëmundjeve ose në formën e çajit.

Dafina

Dafina hyn tek më të njohurat, atë mund ta përdorni në gatim për aromë të mirë, nëmjekësi për kurimin e rrugëve të frymëmarrjes.

Në raste të veçanta mund ta gjeni të përdorur edhe si bimë aromatike për shkak të aromës së fortë freskuese.

Lavanda

Lavanda, livado apo lavandra është gjithashtu shumë e njohur.

Ajo përdoret masivisht si bimë aromatike, dekoruese, por jo vetëm.

Në shumë raste mund ta gjeni përdorimin e saj edhe në mjekësi kundër diabetit, ulçerës apo reumatizmës.

Mëllaga

Në Shqipëri, mëllaga njihet si bimë medicinale e egër por kohët e fundit ka filluar të kultivohet.

Shtrihet nga zona bregdetare deri në ato të mesme malore.

Kamomili

Kamolili njihet për vetitë e tij kuruese dhe qetësuese në organizëm apo lëkurë në formën e çajit.

Bari i bletës

Bari i bletës është përdorur kundër inflamacionit bronkit, temperaturës, dhimbjeve të kokës, tensionit të gjakut, virozës, çrregullimeve të humorit, dridhjeve, të vjellave dhe dhimbjeve të dhëmbëve.

Mendra e butë ose djegëse

Dhjozma ose nenexhiku janë shumë të përdorura në kuzhinë për shkak të aromës së mirë, në mjeksi për shkak të aftësive qetësuese dhe në kozmetikë.

Borziloku

Kjo bimë ka shumë fitonutrientë, minerale, vitamina që janë të rëndësishme për shëndetin dhe mirëqenien e njeriut.

Shumë prej elementëve kimikë që gjenden tek borziloku kanë vlera të mëdha kundër inflamacionit dhe baktereve.

 Rigoni i bardhë

Rigoni organik është efikas dhe i fuqishëm.

Ai është i pasur me karvakrol, flavonoidë dhe substanca të tjera që luajnë rol zhbllokues dhe anti-alergjikë.

Lulëkuqja

Lulëkuqja ka aftësinë të fuqizojë sistemin imunitar, mbrojë shëndetin e zemrës, përmirësojë shikimin, forcojë kockat, rrisë qarkullimin e gjakut, ndihmojë tretjen, rregullojë sistemin nervor, dhe parandalojë diabetin e tipit 2.

Xina

Kokrrat e kuqe të xinës janë të njohura për ndihmën që i japin sistemit të frymëmarrjes dhe mushkërive.

Aguliçja

Gjethet e aguliçes janë përdorur në përgatitjen e çajrave qetësues kundër pagjumësisë.

Breza të tërë e kanë përdorur atë kundër ankthit pikërisht për shkak të kësaj vetie.

Trëndafili i egër

Trëndafili i egër rritet në pyje e livadhe dhe ka një përdorim shumë të gjerë.

Shpesh mund ta gjeni si çaj të cilin mund ta përdorni edhe kundra gripit e të ftohurës