Ballina ED/OP Përrallat me rusë që ju shiten shqiptarëve

Përrallat me rusë që ju shiten shqiptarëve

Nga Rezearta Caushaj

Palet politike dhe surrogatet e tyre ne Shqiperi gjithmone do te japin vetem gjysmen e fakteve, duke u perpjekur te distancohen nga ato qe i inkriminojne e duke ua atribuar dyshimet per abuzime vetem kundershtareve.

Ndonjehere faktet gjenden diku aty midis, ca ketej, ca andej dhe boshllekun tjeter mund ta mbushesh me kerkim ne web, nese ke fat.
Le ti marrim me radhe:
Znj. Kokalari, me nje status te dites se djeshme, preku zhvillimet ne Shqiperi qe lidhen me piken 22 te dosjes MCGonigal, ku zbulohet se:
“22. Më 9 shtator 2017, në Shqipëri, i pandehuri McGonigal është takuar me personin B dhe me Kryeministrin e Shqipërisë. Me kërkesë të personit A, i pandehuri McGonigal i ka kërkuar Kryeministrit të Shqipërisë që të ishte i kujdesshëm në dhënien e licencave për shpim vendburimesh nafte në Shqipëri sa u përkiste kompanive ruse (front companies). Personi A dhe personi B kishin të dy interesa financiare në vendimet e Qeverisë së Shqipërisë për dhënien e licencave të shpimit për naftë. I pandehuri McGonigal i ka ofruar Kryeministrit të Shqipërisë pajisje të FBI-së në prani të personit B.”

Kokalari ka shkruar rreth dhenies me koncesion te 3 pikave te naftes, per te cilat aludohet ne dosje se ish-kreu i kunderzbulimit te FBI po tentonte te ndikonte kryeministrin Rama. Por, ajo ose kushdo qe i ka dhene info asaj, ka bere disa gabime.

Ndryshe nga sa shkruan Kokalari, MCGonigal e Neza nuk ishin ne garen per fitimin e licences se vendburimeve te naftes, te pakten jo direkt.
Pika e lidhjes mes personazheve te dosjes dhe puseve te naftes eshte padyshim Shefqet Dizdari. Per rikujtese, Dizdari ne 2019 ia shiti nje pjese te aksioneve te kompanise se tij LAWOFFICE& INVESTIGATION ketyre te dyve, si dhe Rossinit.
Shih stastuset e mia te meparshme.

1. Ne garen per operimin e vendburimeve te naftes Cakran-Mollaj, Gorisht-Kocul dhe Amonicë ishte Shefqet Dizdari, qe fitoi tenderin ne daten 31.03.2018, me ane te kompanise qe ai administronte TRANSOIL (sot TERRAOIL), dege e kompanise me seli ne Zvicer, TERRAOIL SWISS AG. Dizdari nuk eshte vetem administrator i deges shqiptare, por edhe zoterues i 31.4% te aksioneve te kompanise ne Zvicer. Kjo kompani kishte ne operim vendburimin e Vioskes ne 2008.
2. Ne qershor te atij viti, ne nje shkrim te BIRN denoncoheshin crregullimet ne tenderin e fituar dhe favorizimi qe ish-ministri Gjiknuri i beri kompanise se Dizdarit.
3. Por, ne prill te 2017 po ish-ministri Gjiknuri akuzohet se po favorizonte nje tjeter kompani, qe ish futur nga Gazpromi. Behet fjale per Jurimex Kommerz Tranzit Ges, nje kompani fantazme te lidhur me Robert Nowikovsky-n dhe përfaqësuesi i degës së Gazprom Neft në Novi Sad, Igor Tarasov. I pari konsiderohet si shok i ngushte me drejtorin e GAZPROMBANK, Andrej Akimov dhe te dy konsiderohen pjese e KGB-se.
Sipas nje shkrimi te Hashtag.al, Gjiknuri pushoi ish-drejtorin e AKBN-se, Viktor Tusha, kur ky i fundit kerkoi verifikimin e Jurimex, por me pas nderhyne sherbimet e huaja te inteligjences dhe kompania u paketua.
4. Llogaria ta do qe kjo ishte kompania ruse kunder se ciles MCGonigal po keshillonte Ramen ne piken 22 te dosjes me siper.
5. Birn ne shkrimin e tij sillte edhe nje note proteste qe Dizdari i kishte derguar Gazprom Neft, duke e konsideruar tratativen e JURIMEX si shkelje te parimeve te etikes e te berit biznes te ndershem, pasi keta 2 individ, ndersa kishin hyre ne “nje marreveshje te fshehte, besmi e juridike…” ata po perpiqeshin, me menyra te pista, te fusnin GazpromNeft-in ne tregun hidrokarbur shqiptar, te kamufluar si Jurimex.
5. Kjo eshte ndoshta e vetmja pike kur keto dy media me nam do te bien dakord sepse gjerat do te shkojne shume keq ne shkurt te 2020, pasi BIRN boton nje tjeter artikull ku denoncon ato qe quan lidhjet ruse te Transoilit.
6. Por, per te plotesuar tabllone, le te permendim nje fakt tjeter me rendesi: Nje tjeter kompani qe humbi garen me Transoilin e Dizdarit, Letho Resources Corp, paditi ne prill te 2019 ne gjykaten administrative AlbPetrolin dhe Ministrine e Energjitikes per abuzim me procedurat e tenderit. Do t’i rikthehemi.
7. BIRN dyfishon pretendimet mbi lidhjet ruse te Transoilit me nje artikull te 07/02/20202, pasi kjo nenshkruan kontrate bashkepunimi me GTG OIL, nje kompani serbe e zoteruar nga nje kompani me qender ne Moske, ku aksioner eshte edhe Gazprom Nefti serb – qe rikujtojme zoterohet me 51% nga gjigandi rus i naftes. Complicated. I know!
8. Ne daten 09/02/2020, permes Exit.al Terraoil Swiss AG, kompania meme e Transoilit, akuzon BIRN-in se ka shtremberuar qellimisht faktet mbi lidhjet ruse, duke sqarur mes te tjerash se marreveshja me nenkontraktorin serb per shfrytezimin e burimit te Vioskes, te zoteruar nga Gazpromi, nuk u materializua kurre sepse pas 2 muajsh perjudhe prove kompania tregoi mungese performance. Marreveshja u anullua sipas TERRAOIL ne qershor 2019, shume kohe para botimit te shkrimit te BIRN. Ajo po ashtu pergenjeshtroi pretendimin se i kishte kaluar kompanise ruse te drejta hidrokarbure, pasi per kete nevojitej edhe firma e Albpetrolit, AKBN-se e Ministrise se Infrastruktures e Energjise.
9. Nje dite me pas Likmeta publikonte ne BIRN vendimin e Gjykates Administrative ku pretendohej se perzgjedhja fitues e Transoil perkunder kompanise paditese Letho do ti kushtonte shtetit 250-300 milion dollar.
10. Ne daten 13/02/2020, TerraOil Swiss AG, kompania zvicerane ku Dizdari eshte aksioner e qe zoteron Transoilin, i shkruan gjithshtu leter te hapur drejtoreshes se zyres qendrore te BIRN-it ne Serbi, ku akuzon BIRN Albania dhe gazetarin Besar Likmetaj se ishte perdorur nga pale te treta per t’i bere atij shantazh mediatik.
11. Hashtag.al identifikon ne nje artikull te 2 diteve me pare, 11/02/2020, kete pale te trete per llogari te se ciles akuzon BIRN-in se ka punuar. Ajo nuk eshte vecse kompania qe kishte ankimuar tenderin e fituar nga Transoili, Letho Resources Corp.
Artikulli zbulon se mbas kompanise qendron nje shtetas grek otirios Kapotas dhe bashkepunetori i tij shqiptar, Arian Tartari, njekohesisht bashkejetues i deputetes se PD-se Albana Vokshi.
Qeveria “Berisha” i dha dikur biznesmenit Arian Tartari një koncension nafte me 3 vendburime, nëpërmjet firmës “Stream Oil”.
Ne 2013 kjo kompani kishte krijuar nje grope borxhi prej 35 milion dollar dhe qeveria e re po pergatiste konfiskimin e saj. Kapotas – Tartari u treguan te shpejt dhe shiten aksionet nje kompanie turko-amerikane, qe quhej “Transatlantic”. Kjo e fundit me pas ia shiti nje tjeter kompanie amerikane GBC Oil LTD.
Pra, Kapotas-Tartari tentoi kthimin ne tregun e hidrokarbureve ne 2017, kur qeveria hapi tender per 3 pikat e famshme te naftes, nen nje llagap te ri. Kompania e tyre, qe pretendonte do ti sillte shtetit 300 milion dollar me teper fitime, kishte lene grope septike vetem 5 vjet me pare.
12. Nje fakt, shume interesant eshte se kompani e re e dyshes ishte financuar nga nje kompani afer qeverise, ANIO OIL & GAS e Alban Pezes.
AKOMA ME INTERESANTE: Kjo e fundit perfundoi (me nje marreveshje te dyshimte) duke blere te drejtat e “Marrëveshjes Hidrokarbure për Zhvillimin dhe Prodhimin e Hidrokarbureve në Vendburim Ballsh-Hekal”, datë 19.07.2007, te Stream Oilit te zoteruar fillimisht nga Kapotas-Tartari.
Marreveshja e dyshimte e drejtorit te AKBN-se per kalimin e te drejtave te operimit u be objekt padie ne nje gjykat arbitrazhi, ku kompania amerikane qe i bleu me heret, GBC Oil LTD paditi shtetin shqiptar ne arbitrazh dhe fitoi, duke i sjell Shqiperise nje tjeter gjobe prej 12.5 milion dollar. Vendimi jo vetem u mbajt i fshehte, por u manipulua nga qeveria sikur ishte fituar.

Se fundmi, BIRNI botoi nje jave pas Hashtagut nje artikull ku publikonte po ashtu lidhjen STREAM-OIL – LETHO me dyshen Kapotas-Tartari.

Keto i shkruajta jo sepse jam e qarte plotesisht ku qendron e drejta apo nese ka nje te tille ketu, por qe publiku te kete ide te plote se sa te koklavitura jane keto pune, por edhe pleksjen e interesave ekonomike PD-PS-LSI.
Kjo eshte hipokrite! Ne na shesin perralla me rus e vete pasurohen.

PS: Ne komente po ve ne dispozicion te gjithe materialin, qe gjithsesi gjendet ne web, mjafton te besh 2 e 2 bashke./Limit.al