Ballina Aktualitet Krim brenda familjes në Tiranë, 43-vjeçari vret kunatën, e më pas edhe...

Krim brenda familjes në Tiranë, 43-vjeçari vret kunatën, e më pas edhe veten

Një ngjarje e rëndë tronditi Shkozën, në kryeqytet, mëngjesin e së shtunës.

Një 43-vjeçar ka ekzekutuar me armë zjarri bashkëshorten e vëllait, e më pas është vetëvrarë.

Roland Sinani ka vrarë me armë zjarri tip pistoletë kunatën e tij, Migena Sinani, 37vjeçe. Ngjarja ndodhi rreth orës 04:00 të mëngjesit të së shtunës.

Sipas informacioneve, autori vuante nga shëndeti mendor dhe merrte mjekim. Në momentin kur ndodhi ngjarja e rëndë, në banesë kanë qenë dy prindërit, të cilët kanë qenë në gjumë sipas deklarimeve paraprake, ndërsa po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Bashkëshorti i 37-vjeçares punonte si taksit dhe nuk ndodhej në banesë, kur ndodhi ngjarja e rëndë.

Policia dhe grupi hetimor kanë nisur hetimet, për zbardhjen e rrethanave, ndërkohë që u sekuestrua pistoleta, të cilën Roland Sinani e përdori në ngjarje.

Njoftimi zyrtar i Policisë: Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 04:00 të mëngjesit, në Shkozë, në banesë, shtetasi R. S., 43 vjeç, në rrethana ende të paqarta dyshohet se ka vrarë me armë zjarri kunatën (nusen e vëllait) shtetasen M. S., rreth 37 vjeçe dhe më pas ka vrarë veten.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet me qëllim zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes./Limit.al