Ballina Personazh Bebe Rexha tregon se vuan nga PCOS: “Ja pse vetëm shëndoshem””

Bebe Rexha tregon se vuan nga PCOS: “Ja pse vetëm shëndoshem””

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, po pērjeton suksesin ndoshta më të madh të karrierës së saj. Ajo është shpallur së fundmi artistja e parë që ka qëndruar më gjatë nē listat e Billboard.

Por shëndeti i saj nuk po ecën aq mirë sa fama. Kjo pasi vitin e kaluar Bebe njoftoi publikun e gjerë se vuan nga sindroma e vezoreve policistike, që është një çrregullim hormonal i shpeshtë tek gratë në moshën riprodhuese.

Kjo ka efekt anësor në shtimin në peshë. 33-vjeçarja prej kohësh ka shprehur se pesha e tepërt e saj vjen si pasojë e kësaj sindrome.
“E mora vesh kohët e fundit PCOS ta shpif dhe është kaq e vështirë për të humbur peshë, por kaq e lehtë për ta fituar atë”, shkroi nē Twitter këngëtarj.
Interpretuesja e hitit “In the name of love” shkruajti se ka plot gra që vuajnë nga sindroma e vezoreve policistike, por nuk e dinë këtë. “Shumë gra e kanë atë dhe nuk e dinë”, i shkroi ajo një fanseje e cila i tregoi se gjithashtu kishte kuptuar shtatorin e kaluar se kishte PCOS./limit.al