Ballina Kryesore BBC komenton këngën e Albina Kelmendit në Eurovision: “Nuk pritet të ketë...

BBC komenton këngën e Albina Kelmendit në Eurovision: “Nuk pritet të ketë ndonjë arritje të madhe”

Videoklipi i këngës së familjes Kelmendi që do të shkojë në Eurovision është pritur me kritika të shumta në Shqipëri. Por jo vetëm kaq. Së fundmi edhe BBC ka komentuar këngën tonë përfaqësuese në festivalin eurpian, duke shkruar se nuk pritet të ketë ndonjë arritje të madhe.

“Në një sinkronitet tipografik, Albina është përfaqësuesja e Shqipërisë për vitin 2023. Një ish-nënkampione në “The Voice”, ajo po interpreton “Duje”, një baladë dramatike për familjet që ndahen dhe ndikimin që ka te fëmijët. Performanca përfundon me Albinën që rrëzohet në gjunjë e përlotur.

Vargjet e pasionuara të Albinës ndërtohen në një kor tërheqës, duke shfaqur vokale në sfond nga familja e saj, por në përgjithësi është mjaft e rëndë si këngë.

Parashikimi: Gjysma e poshtme e tabelës së vendeve kryesore”, shkruan BBC.

Nga sot ngelen 40 ditë derisa java e “Eurovisionit” të nisë me një ceremoni madhështore në Liverpool, më 9 maj. Të 37 këngët janë dorëzuar, dhe artistët janë duke u bërë gati për festivalin më të madh europian.

BBC rendit Francën si fituese të mundshme dhe gjithashtu Suedinë, me fituesen e vitit 2012 Loreen, ndërkohë Spanja parashikohet si një ndër tre më të mirat./Limit.al