Ballina Ravijëzime Rrezikojnë zhdukjen 3000 gjuhë në botë

Rrezikojnë zhdukjen 3000 gjuhë në botë

Secila gjuhë ka veçantinë e vet, është derë që hapet për të njohur më mirë një kulturë të re.

Aktualisht në botë fliten më shumë se 7 000 gjuhë dhe fatkeqësisht 3 000 prej tyre janë në rrezik zhdukje deri në fund të shekullit.

Mbi këtë ka studiuar UNESCO dhe sipas të dhënave, 6 700 gjuhët e popujve indigjenë, janë gjuhët më të kërcënuara në botë.

Sipas UNESCO-s, popullsia indigjene përbën një pjesë të vogël të popullsisë së vendeve, por pavarëissht kësaj, ata janë pjesa më e madhe e diversitetit kulturor dhe gjuhësor.

Një zhdukje e këtyre gjuhëve mund të sjellë zhdukjen e pakthyeshme të kozmopolitizmit dhe trashëgimisë së përbashkët të njerëzimit.

Nga ana tjetër, OKB-ja e konsideron humbjen e diversitetit gjuhësor ndikon kudo, duke filluar që nga jeta biologjike e deri te jeta kulturore.

”Gjuhët që nuk janë folur nga askush që nga viti 1950 konsiderohen gjuhë të zhdukura”, sipas Atlasit Botëror të Gjuhëve të Rrezikuara të UNESCO-s.

Në mënyrë që një gjuhë ë konsiderohet e sigurt, duhet që të flitet nga të gjithë brezat, pa patur ndonjë kufizim gjuhësor. Bazuar në këtë klasifikim, 4% e gjuhëve të folura deri më ditët e sotme, atribuohen si të zhdukura.

10% e gjuhëve prej të cilave fliten sot në botë klasifikohen të rrezikuara në mënyrë kritike, 9% janë të rrezikuara rëndë, 11% janë definitivisht të kërcënuara dhe 10% të cenueshme.