Ballina Kulinari Recetë në kushte shtëpie – Qofte vegjetariane

Recetë në kushte shtëpie – Qofte vegjetariane

Qoftet vegjetariane janë një recetë e thjeshtë, të cilën mund ta përgatisim në kushte shtëpie. Nuk kërkon shumë kosto dhe kohë.

Përbërësit :

Qiqra            Hudhër

Vaj ulliri      Majdanoz

Vezë            Kripë, Piper

Galetë

Përgatitja:

Në fillim marrim qiqrat dhe i lëmë 24 ore në uje.Më pas i marrim dhe i miksojmë me blender duke shtuar hudhër, majdanoz, kripë, piper, vaj ulliri, galetë dhe vezë. Pasi e gjitha bëhet një masë e bëjmë në kokrra të vogla ku më pas i skuqim. Mbasi qoftet u skuqen i vendosim në pjatë duke i shoqëruar me salcat tuaja të preferuar.

T’ju bëjë mirë!