Këngëtari Luiz Ejlli është kthyer në kryefjalën e mediave dhe rrjeteve sociale muajt e fundit. Kjo ka bërë që Luizi të shihet edhe si model për t’u ndjekur nga të rinjtë, që kanë filluar të vishen, të blejnë varëse apo të lyejnë flokët si ai.
Për këtë temë ka folur ditën e sotme edhe gazetari, Andi Vrapi, i cili ka thënë në emisionin “Live from Tirana”, se që prej datës 3 janar kur Luiz Ejlli është kthyer biond, shitja e dekolorantëve duket se ka pasur një rritje të frikshme si dhe ka një kërkesë të madhe të djemve për të pasur flokët si këngëtari i njohur.
“Kishte një lloj stigme të rëndë për djemtë që lyenin flokët. Paragjykoheshin si homoseksualë. E mira është që në këtë edicion të “BBV” kjo stigmë është më pak e rëndë. Është e dukshme tanimë që në qytet sheh edhe çuna hijerëndë, me makina të shtrenjta që kur dalin nga makina i kanë flokët e lyer si Luizi. Për mua kjo gjë nuk duhet trajtuar me shaka. Personazhet që dalin në ekran kanë një influencë të madh në publik. Luizi siç ka ndikuar për flokët mund të ndikojë edhe për gjëra që mund ta bëjnë këtë shoqëri më të mirë”, tha Andi Vrapi./ limit.al