Ballina Ravijëzime Na pëlqen puna 4 dhe 9-ditore, por ç’mund të themi për punën...

Na pëlqen puna 4 dhe 9-ditore, por ç’mund të themi për punën pa orare?

Gjithsecili prej nesh mund të jetë gjendur mes dilemash që kanë të bëjnë me ekuilibrin mes jetës dhe punës.

Viteve të fundit, kompani të ndryshme kanë bërë tentativat e tyre për të krijuar një balancë , duke vënë në punë proverbën “punë-jetë-ekuilibër/harmoni”. Kjo e fundit është provuar me punën pa rend ditor, e cila nënkupton mundësinë e një punonjësi që të ndajë ditën e punës prej 8 orësh, në dy ose më shumë fasha orari për të sistemuar aktivitetet e tjera që kërkon jeta, si koha me fëmijët, miqtë, dreka me familjen, koha në palestër. Të gjitha këto, pa krijuar penalizime në punët përkatëse.

Që pas pandemisë, puna nga shtëpia ka gjetur vend gjërësisht. Dhe një javë pune 4-ditore është po njësoj interesante. Eksperimente me punë 9-ditore janë bërë gjithashtu. (kliko këtu)

Megjithatë duket se për punonjësit nuk është kjo ajo që duan, ata nuk duan të jenë më në punë për 8 orë rresht. Pjesa më e madhe e tyre kërkojnë fleksibilitet, jo vetëm ku punojnë, por kur punojnë.

Ky vit në të cilin jemi duket se e ka patur kryefjalë këtë temë dhe do lëvrohet për gjatë gjithë vitit.

Sidoqoftë, ashtu siç duhet të bëjmë me gjithçka tjetër, duhet të veprojmë edhe me këtë situatë, duke e parë në disa këndvështrime, si nga punëmarrësit, ashtu edhe për punëdhënësit.

Për punëmarrësit:

Anët pozitive

  • Mundësi për përshtatje me angazhimet e tjera të jetës, pa lënë njëra pasdore tjetrën;
  • Stabilitet psikologjik që shërben si çlodhje nga streset që mund të shkaktojë puna;
  • Marrëdhënie më e shëndetshme me punëdhënësin.

Anët negative

  • Mospërputhje në ekip;
  • Pengesë apo ngadalësim të përparimit në karrierë;

Për punëdhënësit:

Anët pozitive

  • Punonjës të kënaqur = Staf i shëndetshëm;
  • Shmangia e largimeve të punonjësve = më pak kohë joproduktive;
  • Fuqia punëtore më produktive = rritje e fitimit dhe imazhit;
  • “Magnet” për njerëzit e taletuar;

Anët negative

  • Vështirësi në menaxhim dhe koordinim
  • Vonesa në dorëzime të detyrave
  • Kulturë jo shumë e rregullt e kompanisë
  • Kultura e kompanisë, tashmë jo shumë e rregullt për shkak të punës në distancë;
  • Duke u bazuar në nivele individuale të disiplinës dhe motivimit, mund të sjellë problematika apo humbje punësimi.

Po qëndrimet tuaja mbi këtë metodë cilat janë? A do donit ta praktikonit?