Një recetë e veçantë, por njëkohësisht shumë e thjeshtë në përgatitje
Ndiqni hapat e recetës…
Përbërësit:
– 100 g hurma;
– 100 g çokollatë;
– 2 lugë vaj;
– 50 ml vaj,
– 50 g arra.
Përgatitja:
Hurmave hiqjani bërthamat dhe mbushni me arra. Çokollatën shkrijeni, shtoni vajin dhe përzieni.
Qiteni çokollatën e shkrirë në një tenxhere më të vogël apo më të ngushtë, apo në gota të cekëta, dhe çdo hurmë kalojeni nëpër çokollatë dhe lëreni në rrjetë që të kullohen pak, pastaj në letër për pjekje të cilën mund ta lyeni me vaj, për të mos u ngjitur.
Lërini në vend të ftohtë që çokollata të ngurtësohet, dhe pastaj kënaqni me ëmbëlsirën e shëndetshme!