Pozicioni i Greqisë sa i përket mosnjohjes së Kosovës mbetet i njëjtë ndërsa politika pragmatiste dhe konstruktive e Athinës me Prishtinën është në vijë me këtë qëndrim mosnjohës, thotë presidentja greke Katerina Sakellaropoulou.
“Qëndrimi i Greqisë, njëra nga disa vendet e BE-së që nuk e ka njohur pavarësinë e shpallur njëanshëm të Kosovës, mbetet i njëjtë. Në të njëjtën kohë, përveç qëndrimit të mirënjohur ndaj statusit të Kosovës dhe politikës së saj ndaj Ballkanit Perëndimo”.
“Greqia ndjek një qasje pragmatike dhe konstruktive në lidhje me Kosovën, e cila synon të fuqizojë stabilitetin dhe sigurinë, si dhe një lëvizje të përgjithshme drejt integrimit të BE-së për tërë rajonin, që është qëllim i yni strategjik”, ka thën ajo në një intervistë për gazetën serbe “Politika”.
Pyetur se a qëndron “e palëkundur” Athina në raport me mosnjohjen e Kosovës, presidentja greke e përsërit veten. “Siç thash më herët, qëndrimi i Gerqisë rreth Kosovës mbetet i pandryshuar. Politika jonë konstruktive ndaj Kosovës është në vijë me këtë qëndrim”.
“Në këtë kuptim, ne mirëpresim progresin e arritur në dy takimet në Bruksel dhe Ohër me marrëveshjen mes palëve, gjithashtu rreth Aneksit të Zbatimit. Greqia është e gatshme të mbështesë edhe Beogradin edhe Prishtinën në rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe të kontribuojnë në përpjekjet ndërkombëtare për të përmirësuar sigurinë, stabilitet dhe prosperitetin e popujve në rajon”.