Ballina Personazh 75 vitet e mësuesit dhe veprimtarit shoqëror Ibrahim Ukë Hajdarmataj

75 vitet e mësuesit dhe veprimtarit shoqëror Ibrahim Ukë Hajdarmataj

Nga Riza ÇELAJTropojë

Në jetën e përditshme rrallë mund të takosh njerëz që me punën e përditshme lënë gjurmë tek të tjerët.

Mes këtyre të rrallëve është Ibrahim Ukë Hajdarmataj ngaZogajt e Tropojës.

Gjurmët e tij të punë  e veprimtarisë janë jo vetëm në Bytyçe Tropojë, por edhe më gjërë. Ibrahimi ka spikatur si mësues ngashkolla që ka bërë, si gazetar me aftësitë që ka fituar në jetë  e nëpunën përkrah njerëzve  e mes realiteteve të ndryshme që e kanënxitur e frymëzuar për të  shkruar e përkushtuar në gazetat e kohës, si veprimtar shoqëror gjatë gjithë punës së tij.

Emri i Ibrahimit lidhet me të qënurit kryeplak në Zogaj, kryetar i Organizatës së Veteranëve për Bytyçin, si anëtar iKomitetit të Veteranëve të Bashkisë Tropojë, si kryeatar iShoqatës  së Mësuesve  për Kukësin, Hasin, Tropojën, siKordinator i “Gazeta e Alpevepër Bytyç, Berisha e Bigjeve e Bashkinë Has.

Me shkrimet e tij të mira e mjaft të guximshme për kohënka goditur fenomene të dëmshme që kanë ndodhur,  por edhe ka lartësuar figuren e ngjarje  pikante të luftës e të ditëve tona. Nëvite ka grumbulluar përvoja pune e njohje të realiteteve tëdjeshme e të sotme e këto kanë gjetur pasqyrim në shtypin e kohës nga dora e mendja e Ibrahim Hajdarmatajt.

Emri i Ibrahimit u bë i njohur përmes reportazheve e shkrimeve  që ka botuar në vite. Nga mënyra e shkrimit e trajtimit të problemeve secili do ta kishte zili aftësinë e tijkomunikuese e mënyra e shkrimit të tyre në faqet e gazetave tëshumta, me të cilat bashkëpunonte. Sot lexon një shkrim të tij nëgazetën  “Kushtim Brezash”,  nesër në gazetën “Nacional.

E dashur dhe e pazëvëndësueshme është bërë edhe “Gazeta e Alpeve. Në faqet e saj lexon shkrime nga Ibrahim Hajdaramataj. Bashkëfshatarë, shokë e miqë të Ibrahimitkënaqen me shkrimet që bën. Disa nuk ngurojnë dhe e telefonojnë, ca të tjerë i dërgojnë mesazhe duke e përgëzuar  përshkrimin e bërë.

Organet ku Ibrahim Hajdarmataj ka botuar ndër vite janëshumë, si dje: Zëri i Popullit, Bashkimi, Zëri i Rinisë, Luftëtari, Puna etj., ndërsa sot Gazeta e Alpeve, Nacional, Kushtrim Brezash, Telegraf etj. Përmesshkrimeve, që i ka botuar në këto organe është bërë  e mundurlidhja dhe njohja me shumë gazetarë, e cila ka kaluar deri nëmiqësi me ta. Jo vetëm me gazetarët, por edhe me personazhet e shkrimeve  ka mbajtur lidhje shoqërore, kjo gjë ja ka shtuarvlerat Ibrahimit.

Njerëz të tillë  kanë jetën e tyre ndryshe nga të tjerët.

Ibrahim Hajdarmataj lindi 75 vite më parë në Zogaj tëTropojës, fshat me tradita e histori, siç është Bytyçi nëpërgjithësi. Që në vogëli u njoh me historinë e Bytyçit, me heroizma e sakrificat e kësaj zone, por jo vetëm kaq. Ai u njohme historinë e familjes së  tij: Babai Ukë Arifi me të shoqen,Xhemile Ahmetja, kanë qënë partizanë në Brigaden XXVSulmuese. Gjyshi, Arif Ahmeti, ka qënë bashkëluftëtar i BajramCurrit i dënuar me 101 vite burg nga Zogu. Shtëpia e tij, sishumë shtëpi në Zogaj, ka qënë Bazë e Luftës. Këto ngjarje kanë ndikuar fuqishëm  në edukimin e tij.

Shkollën fillore e mbaroi në vendlindje,  në Zogaj. Shkollën 7vjeçare e filloi në Kukës dhe e mbaroi në BajramCurri. Shkollën e Mesme për Mësues e mbaroi në Shkodër, nëshkollën Shejnaze Juka. Kthehet në vendlindje dhe filloi punësi mësues filloreje. Më vonë i kreu studimet në Fakultetin e Gjuhës dhe Letërsisë në Universitetin e Tiranës. Pas mabrimit të  fakultetit me korrospodencë ka kryer një kurs specializimi nëletërsi.

Puna e tij gjatë gjithë kohës ka qënë në vendlindje, me detyrën mësues, zv/drejtor, drejtor, shef kuadri, kryetar iKëshillit Popullor të fshatit Zogaj.

Ka mbi 10 vite në pension, por shquhet si fermer.

Ndryshe nga shumë njerëz Ibrahimin ke dëshirë ta dëgjosh, është i kuptueshëm, flet thjeshtë  e bukur e që në çastet e para tëbën për vehte.

Me kurajon që e karakaterizon ka ngritur  shpesh herëkërkesat e fshatit Zogaj.

Kështu ka ndodhur në fillim të punës si mësues kur IdrizLogu ishte shef arsimi per rrethin vjen në Zogaj, Ibrahimi ikërkon të hapë shkollën 7vjeçare në Zogaj. Pasi u mendua pak,Idrizi Logu tha:-E gëzofshi shkollën 7vjeçare . Këtë urim e bërirealitet pas një viti. Me ngritjen e kësaj shkolle Ibrahimi filloi tëjepte  lënden e gjuhës e të letërsië.

Vite më vonë, në Zogaj, bëhej një aktivitet partie qëdrejtohej nga Mira Marku, ndërsa nga Tirana i deleguar kishteardhur Mehmet Karakushi, anëtar i KQ dhe këshilltar i Ramiz Alisë. Nga fundi i aktivitetit Mehmet Karakushi thotë: – Nëse ka ndonjë problem të veçantë, apo kërkesë le ta thotë! Ibrahimi, gjithnjë  guximtar, por edhe si  dhendër i tij, pasi për nuse kishtemotren e tij, merr zemër dhe flet: -Po, unë kam një kërkesë. Duhet të hapet Shkolla e Mesme në Zogaj, me drejtim gjimnazidhe bujqësore. E dëgjoi dhe në moment kthehet  nga Mire Mraku, Sekretare e KP,  duke e pyetur: Si i bëhet? Ajo foli përZogajt si një fshat me prespektivë 60 km larg qytetit dhe sikërkesë ishte me vend. Shumë shpejt Mehmeti kontaktoi me Tefta  Camin, si Ministre e Arsimit. Ajo e miratoi kërkesën dhebrenda dy viteve u ngrit Shkolla e Mesme në Zogaj. Shkollavazhdon edhe sot e në të përveç fëmijëve nga Zogajt vijojnë këtëshkollë edhe nxënës nga fshatrat e Hasit.

Ibrahim Hajdarmataj ka qënë i angazhuar me ShoqërinëCivile, sidomos me projekte  të financuara nga FondacioniSoros, falë të cilit ka botuar për vite me rradhë gazetën  “Ylberi iZogaje, “Biznesmenët e Arsimit”, duke qënë kryeredaktor  ityre. Po kështu, për një kohë të gjatë, ka qënë i angazhuar me ShoqatenViktimat e minave e të armëve. Ka botuar edhelibrinBlerimi i një fushe me krijime letrare” (Përmbledhjeartikusjht, studime,kritikë dhe vlerësime për krijimtarinë letrare shkrimtarit Viron Kona).

Kjo ka bërë që  shumë gazetarë me origjinë nga Tropoja tëlidhen me Ibrahimin e  të kenë miqësi e vlerësime për punën e tij. Mehmet Elezi, Skënder Buçpapaj, Marash Hajati, MujoBuçpapaj, Ramiz Lushaj, Ndue Ukcamaj, Ilir Buçpapaj, Sadri Rrahmani, Besnik Mustafaj, Jaho Mragjeka, Halil Buçpapaj, Patrik Sadikaj, Aferdita Sokoli, Shkëlzen Zalli, BukurieHysenukaj, Elida Buçpapaj, Feride Papleka, Fjoralba Ponari, etjdhe në nivel ndërkombëtar, i madhi Elez Biberi, që punon prejvitesh në Zëri i Amerikës.

Kjo gjë e ka bërë që në vitet 1960 të mos ndalet së shkruariartikuj për gazetat: Bashkimi, Mesuesi,  Puna, Luftëtari, Shkëlzeni etj. Seminaret  për shtypin në Tiranë, Durrës, Shkodër, Lezhë, Peshkopi, Krujë e Sarandë kanë mbetur  nëkujtesën e Ibrahimit.

Të freskët e mban takimin me Ismail Kadarenë  në B. Curri.

Ibrahim Hajdarmataj, përveç zanatit si mësues, gazetar ipërsosur, veprimtar i palodhur  shoqëror, është dhe një familjar imirë e i përkushtuar.

Në vitin 1980 u njoh e u martua me vajzen nga Vlahna e Hasit, Ajshe Karakushi, motren e Mehmet Karakushit,  i cilipunoi shumë kohë në aparatin e KQ  të Partisë. Ibrahimi tekbisedonte e pinte kafe me Mehmetin tregon se si fliste me shumërespekt për gazetarët tropojanë.

Puna e Ibrahimit është vlerësuar ndër vite. Katër herë idekoruar nga Presidenti i Republikës me Urdhër e MedaljeNaim Frashëri.

Nga martesa me Ajshen lindën 5 fëmijë, katër djemë  e njëvajzë. Të gjithë kanë kryer studimet e larta dhe punojnë. Albani, Kreshniku dhe Elisi punojnë e jetojnë në Tiranë. Indriti ështëmësues në Zogaj. Aurela, vajza, është martuar dhe jeton nëGjermani, vet është infermiere e burri i saj, Emanuel Gjoni,financier në një shoqatë. Miku i djalit të Ibrahimit, Ylli Pulaj,gjeneral e komandant i Aviacionit Ushtarak, sa herë takohet nëTiranë e pijnë kafe, i drejtohet Ibrahimit: -Sa herë të takoj  njëdritare me diell ma hapë në jetë.

Rrugëtimet me Ibrahimin nuk kanë të sosur. Në takimet e viteve të fundit për shtypin, si  në Tiranë, Shkodër, Prishtinë, Gjakovë, Pejë, kanë pasur bukurinë e tyre. Bisedat me Ibrahimin, diskutimet e tij, një foto me shokët sikur ja shtojnëvlerat këtyre takimeve.

Ibrahimi është një zë i djeshëm dhe i sotëm, pse jo, edhe inesërm, i shtypit shqiptar. Bilanci është i qartë për moshen 75 vjeçare të tij. 60 vite emri i tij është shfaqur në faqet e gazetavetë shumta, ku ka botuar e kontribuar.

Ka vite që njihem me Ibrahimin, na kanë bashkuarshkrimet, shumë shokë i kemi të përbashkët, në seminare e takime  shtypi kemi udhëtuar bashkë si para viteve 1990 e pas tyre, edhe sot. Ka 60 vite që nisi të shkruaj, janë 50 vite qënjihemi e jemi shokë e miq të mirë. Është kënaqësi e nder tëkesh një shok si Ibrahimi. Ai  mbart me vete shokun e mire,intelektualin e zotë, gazetarin kurajoz e vendosur. Koha i ka dhënë vlera e ne i urojmë: lumtë dora e mendja për shkrimet bën e për mesazhet përcjell Bytyç e Malësinë e Gjakovës, në Has e Kukës, në Rrafshin e Dukagjinit e kudo tjetër në Shqipëri, Kosovë e Mali i Zi.

________

*Riza ÇELAJ është Kordinator i “Gazeta e Alpevepër Njësinë Administrative Tropojë me Rrethina.