Ballina Kulturë MANASTIRI ILIR

MANASTIRI ILIR

Neki Lulaj

 

Prek muret e Manastirit

gdhendura

Nga duart e guarskalitësve shqiptarë.

E ngritën  kotorrasit

themelet e Kishës Ilire

ishte me parë

 

Kulla e Qelisë rri përbri

Lumëbardhi i rrjedh nën këmbë

Vrojton Deçanin pikoresk

tërë pellgun e Dardanisë antike

E virgjer e plotë jetë.

 

Murgeshat shqiptare kryenin meshat

këtë Manastir shqiptar.

Nga goja u buronin këto fjalë

„O Patriarkan, manastir i famshëm

trevën e Dardanisë

Qendrofsh gjithmonë faqebardhë!

 

Për banorët e këtyre trevave

Ortodoksë, katolikë, shqiptarë

Ky tempull i lashtësisë

Është dhe do mbetet

Tempull i gjithësisë për shqiptarë.

 

(Në foto: Shqiptarët duke dalur nga Manastiri i Deçanit pas riteve fetare)