Ndër më shqetësueset diabeti, shënon çdo vit një rritje prej 1.5%
Rritet numri i sëmundjeve metabolike në mbarë botën dhe ndër më shqetësueset është diabeti që shënon një rritje prej 1.5% çdo vit në nivel global.
Sipas një studimi të Universitetit të Singaporit të publikuar në revistën ndërkombëtare “Cell”, janë mbledhur statistikat në mbi 200 vende që prej vitit 2000-2019 për sëmundje si obeziteti, tensioni i lartë, diabeti 2, kolesteroli i lartë dhe akumulimi i yndyrnave në mëlçi.
Në vitin 2019, numri i personave që humbën jetën si pasojë e diabetit e kolesterolit të lartë ishte 9.3 mln.
Arsyet e rritjes së këtyre sëmundjeve vijnë si pasojë e përdorimit më të lartë të ushqimeve të përpunuara me një regjim ushqimor të varfër dhe jo të shëndetshëm.
Tjetër fenomen që ka dalë në pah në këtë studim është edhe pabarazia mes vendeve të pasura dhe atyre të varfra. Megjithatë vlen të theksohet se rritja e sëmundjeve metabolike është një trend mbarëbotëror.