Ballina Ravijëzime Rrini me njerëz pozitivë, ju bën mirë për shëndetin

Rrini me njerëz pozitivë, ju bën mirë për shëndetin

Shumë njerëz fokusohen në mbajtjen e dietës dhe në stërvitje për të pasur shëndet të mirë.

Por shëndeti jonë ndikohet edhe nga shoqëria që kemi.

Hulumtimet tregojnë se sjellja jonë shpesh lidhet edhe me sjelljet që kanë rrethi ynë shoqëror.

Kështu tregohet edhe me eksperiencat personale, gjatë udhëtimeve që kanë përjetuar shumë persona me sëmundje dhe me probleme të ndryshme. Ata kanë treguar efektin që kanë turmat e njerëzve që kanë udhëtuar së bashku, pwrmes ndarjes së emocioneve, humorit, duke u bërë forcw për të vazhduar tutje. Grupi u rendit në moshën 17 deri në 90-vjeçar.

Një njeri frymëzues, në vitet e 80-ta, kishte adoptuar një stil jetese vegjetariane dhe një rutinë stërvitore të rreptë për të kontrolluar diabetin e tij. Një mikeshë, një grua në të 50-at e saj, që kishte mbijetuar nga kanceri i mushkërive, më përshëndeti dhe më mbajti gjatë një stërvitje veçanërisht të vështirë, raporton The Independent.

Njerëzit janë kthyer nga këto udhëtime në shtëpi, duke mbajtur kontakte dhe duke vazhduar jetën më të motivuar, me njerëz me ndikim pozitiv.

Dan Buettner, një bashkëpunëtor dhe autor në National Geographic, ka studiuar zakonet shëndetësore të njerëzve që jetojnë në zonat e ashtuquajtura blu – rajonet e botës, domethënë në zonat ku njerëzit jetojnë më shumë se mesatarja e njerëzve të tjerë në botë. Ai vuri në dukje se miqësitë pozitive janë një temë e zakonshme në zonat blu.

“Miqtë mund të ushtrojnë një ndikim të matshëm dhe të vazhdueshëm mbi sjelljet tuaja dhe kjo të ketë ndikim edhe në shëndetin tonë, në një mënyrë që një dietë kurrë nuk mundet”, tha ai.