Ballina Shëndet Migrena prek 136 milionë europianë

Migrena prek 136 milionë europianë

Migrena, lloji më i zakonshëm i dhimbjes së kokës, prek 136 milionë evropianë, prej të cilëve rreth 2% janë kronikë dhe peshojnë për buxhetet e këtyre vendeve rreth 27 miliardë euro në vit, ku përfshihen vizitat, ilaçet dhe ditët e humbura të punës.

Por, për këtë problem është duke u zhvilluar një revolucion terapeutik për parandalimin e dhimbjeve, falë antitrupave monoklonalë të studiuar ”ad hoc”.

Ky problem është paraqitur në kongresin e 13-të i Federatës Evropiane të Dhimbjes së Kokës, që po zhvillohet në Athinë.

Jo një dhimbje e thjeshtë koke, migrena ndikon në 15% të evropianëve dhe është një çrregullim neurologjik i karakterizuar nga dhimbje të forta, shpesh e shoqëruar me të vjella dhe shqetësime ndaj dritës.

E paparashikueshme në manifestimin e saj, na detyron të modifikojmë planet e ditës, të ulim performancën dhe aftësinë për të kryer jetën sociale./Atsh/