Nga Jusuf Buxhovi
Në Universitetin Europian të Tiranës mbajta ligjeratën “Shqiptarët dhe Europa”. Në fokus të ligjërimit, para studentëve të shkencave politike, ishin raportet historike, kulturore dhe politike të shqiptarëve me Europën si qytetërim perëndimor nga antikiteti në themel të saj, mesjeta e hershme, ajo e mesme e deri te koha e re. Me këtë rast u theksua roli i madh i trinomit mbretëror ilir: Dardani, Maqedoni Epir në raportet shoqërore dhe politike të antikitetit si dhe dimensioni i ndikimit të tyre në hapësirën euro-aziatike tek formacionet tjera shtetërore të kohës deri te ato perandorake që u pasqyruan me shfaqjen e Perandorisë së Romës dhe të Bizantit. Hapësira e këtyre mbretërive ishte edhe djep i politeizmit dhe i filozofisë antike në kuadër të medësisë sa prej nga rrodhi edhe helenizmi si filozofi.Por, edhe monoteizmi, me besimet abrahamike, pati epiqendrën e tyre ideore nga shfaqja e deri te pranimi i tyre zyrtar në shekullin IV nga perandori Konstantin i Madh në këto hapësira. Në këtë zhvillim, Iliriku dhe Dardania, paraqesin magjistralën e shtrirjes së krishtërimit drejt perëndimit si liturgji po edhe me objektet e shumta të kultit, që edhe sot e gjithëditën janë të pranishme në haspësirën shqiptare edhe në format e hershme paleokristiane. Pra, në këtë aspekt, shqiptarët historikisht dhe kulturalisht qendrojnë në themelet e qytetërimit europian, të asaj që përcakton edhe karakterin e konceptit perëndim.Anashkalimi i këtij fakti shfaqet në kuadër të politikave antishqiptare të prodhuara nga propaganda sllavo-ruse e shekullit IX dhe XX, me rastin e krijimit të shteteve të reja në hapësirën europiane të Perandorisë Osmane, në përputhje me inteteresat hegjemoniste të Moskës dhe vasalëve të saj: serbëve dhe bullgatëve. Mbi këto koncepte u ndertuan edhe platformat hegjemoniste “Naçertanja” serbe, “Megaloideja” greke dhe ajo bullgare, ne të cilat synohej lukuidimi i plotë i çështjes shqiptare nga Ballkani. Këto platforma u mbështetën mbi mohimin e shqiptarëve si pjesë e antikitetit dhe mesjetës, duke u paraqitur si popull i mjegulluar, pa histori dhe mbetje e rrezikshme osmane në djepin europian! Këtu fillon edhe anatema e shqiptarëve si element antieuropian, që për pasojë, në shekullin IX dhe XX, pati tri gjenocide ngaj shqiptarëve të kryera nga shteti serb dhe grek. Diskursi i tillë u vazhdua thuajse pandërprerë edhe pas shpalljes së shtetit shqiptar, siç po vazhdon edhe kundër shtetit të Kosovës, si një realitet që në njëfarë mënyre korrigjon gabimet historike ndaj shqiptatarëve në dy shekujt e fundit. Por, duhe thënë, se shfaqja e shtetit të Kosovës, që paraqet të arriturën më të madhe në këtë shekull, dhe mbështetja e tij nga SHBA-të dhe partnerët më të fuqishlm europuan (Gjermania, Franca Britania e Madhe, Italia dhe të tjerë) për ç’gjë për ta shpëtuar nga gjenocidi i katër serb, hodhën edhe bomba mbi Serbinë, tregon për fitorën e rezonit europian për shqiptarët si pjesë e hartës historike, kulturore dhe politike eurpiane, prej nga hegjemonizmi sllavo-rus deshi ta përjashtojë me të gjitha mjetet, siç po vepron edhe tash kundër pranimit të këti realiteti që shaqet si interes gjeostrategjik dhe gjeopolitik i SHBA-ve NATO-s dhe perëndimit në përgjithësi. Ky konstalacion nga shqiptarët në të dy shtetet duhet të përcillet me përgjegjësi të madhe, meqë është ekzistencial.